Arbitrat sërish temë dite, të premten është derbi, por Partizani mendon që tani për Kukësin dhe nuk i zë besë për sfidën që mund të vlejë titullin kampion arbitrave shqiptarë
. Klubi i kuq kërkon gjyqtarë të huaj për sfidën e javës së 32-të me bashkëkryesuesit e kampionatit. Kërkesa fillestare tanimë është depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe nëpërmjet saj 15 herë kampionët e mbështesin pretendimiin e tyre se për një përballje të tillë që mund të vendosë fatet e titullit, gjyqtarët të jenë nga Liga të rëndësishme euriopiane, në mënyrë që të garantojnë eksperiencë dhe profesionalizëm të nivelit maksimal.
Mbetet për tu parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të aprovojë kërkesën e të kuqve e cila vjen në një moment kur gabimet arbitrale kanë gjeneruar polemika mjaft të forta në javët e fundit, cka ka sjellë edhe pezullimin pa një afat konkret të dy prej arbitrave ndërkombëtarë që mbajnë stemën e Fifa-s, Andi Koci dhe Lorenc Jemini .
Ndërkohë nga ana tjetër në klubin e Kukësit të njohur me këtë kërkesë kanë dhënë zyrtarisht një reagim mosaprovues. Te Kukësi nxjerrin si argument faktin se angazhimi i arbitrave të huaj nuk ka qenë praktikë më parë në ndeshje të zakonshme në kampionatin shqiptar pasi është realizuar vetëm në finale të Kupës së Shqipërisë ose në ndeshjen e fundit të kampionatit që merr vlerën e një finaleje.
Me Kukësin që është në reagimin fillestar kundër kërkesa e të kuqve tanimë kthehet në një top të nxehtë që kalon në fushën e Federatës Shqiptare të Futbollit.