Partizani grumbullohet për derbin

26 Prill 2017, 18:01Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të balafaqimit ndaj Tiranës.

Në orën 14:00 në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit, lojtarët kanë kryer programin stërvitor në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.

Gjendja fizike e skuadrës rezulton mjaft pozitive, ndërsa me grupin është përgatitur normalisht edhe sulmuesi Ekuban.

Seanca e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko – taktik , ndërkohë që në përfundim të saj ekipi është akomoduar në rezidencën e përhershme, ku do të qëndroj i grumbulluar deri pak orë përpara se ti drejtohet stadiumit “Selman Stërmasi”.
Përgatitjet do të vijojnë nesër me seancën e fundit në program në orën 17:00 në kompleksin “Internacional Tirana” të Pezës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje