Bledar Sinella jep dorëheqjen nga Laci

27 Prill 2017, 14:36Sport TEMA

Bledar Sinella jep dorëheqjen nga drejtimi i Lacit, vetëm dy ditë para transfertës me Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Vendimi për të ndërprerë pikërisht në këtë moment delikat bashkëpunimin me kurbinasit erdhi pas një takimi kokë më kokë të trajnerit kavajas dhe presidentit Pashk Laska, i cili nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e arritura sidomos në javët e fundit.

Pozicionimi i skuadrës në vendin e parafundit me 29 pikë dhe c’është më e rëndësishme me mundësi më të reduktuara për të siguruar mbijetesën në gjashtë javët e mbetura të Superiores, e kanë detyruar Sinellën të shikojë pozicionin e tij, pa mundur të arrijë objektivin që kishte marrë përsipër kur mori drejtimin e skuadrës.

Pas kësaj lëvizjeje befasuese të presidentit Laska, te Laci presin kthimin e e Stavri Nicës, një emër i njohur në futbollit shqiptar sidomos në kampin kurbinas.

Bledar Sinella është ishte trajneri i tretë që largohet nga Laci para se të mbyllet kampionati. Sezonin nisi më brazilianin Troisi, i cili rezistoi deri në fillim të tetorit, për t’ia lënë vendin përkohësisht Ramadan Ndreut. Në fillim të janarit drejtimin e skuadrës e mori Sinella, që detyrohet të largohet 6 javë para fundit./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje