Lemar Reed doli përpara një gjykatësi në Celveland, Ohio për një shkelje të rregullave rrugore, por gjërat morën për keq kur 39-vjeçarit i ra nga kapelja një qese me kokainë në momentin e gjyqit.
Gjithçka ndodhi, ndërsa Reed doli për të folur përpara gjykatësit. Në pamjet e kameras së sigurisë, ai shihet teksa lëviz kapelen dhe qesja e kokainës bie në dysheme.
Fillimisht, droga nuk u vu re dhe Reed u largua vetëm me një gjobë.
Por në fund të procesit, një oficer policie e pikasi në dysheme dhe pas testeve të kryera, rezultoi se bëhej fjalë për kokainë.
Tashmë, një mandate arresti është lëshuar për Lemar Reed dhe 39-vjeçari është në kërkim për një krim shumë më serioz.
se paska mcef mir mallin ky piloti.