OSHEE investim në Dropull, Kumbaro: Potenciale të jashtëzakonshme për zonën

27 Prill 2017, 16:00Sociale TEMA
OSHEE investim në Dropull, Kumbaro: Potenciale të jashtëzakonshme

Merr fund problematika për furnizimin me energji elektrike  në Dropullin e Poshtëm. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eletrike ka nisur sot punën për Rikonstruksionin e rrjetit të vjetër në të cilin nuk është ndërhyrë që nga viti 1967 kur është ndërtuar.

Ky investim do të shtrihet në fshatrat Goranxi, Vanistër,Sofratik,Terihat,Haskovë, Dhuvjan dhe Frashtan.

E pranishme në inagurimin e fillimit të punimeve, ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se ky është një tjetër investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në zonën e minoritetit.

Sipas saj investimet në rrjetin elektrik dhe në përgjithësi në infrastrukturë janë të domosdoshme për zhvillimin e turizmit.

Filloi sot kantieri i madh i investimit elektrik ne Dropull.

 

Sistemi i parinovuar qe nga vitet 70′ prej te cilit lengonte prej 25 vitesh gjithe Dropulli.

 

2 komente në “OSHEE investim në Dropull, Kumbaro: Potenciale të jashtëzakonshme për zonën”

  1. dropulliti says:

    Per Dropullin e Poshtem ka punuar ish Ministri i korruptuar ( sipas vendimit te gjykates ) dhe L.S.I por per Dropullin e Siperm cfare po behet pse kjo ndarje investimesh ne kete menyre cfare kriteri eshte ndjekur , mos harrojme se firmat me te fuqishme qe i sjellin jo pak leke shtetit jane ne Dropullin e Siperm AGNA Shpk, Elka, Gjirofarma, Biznezi turistik ne Sotire, apo dogana Kakavije dhe pse ky diskriminim?

  2. Ara says:

    Na i shpifet me gjithe Dropullin. Keta jane bere si qingji i urte pi dy nena. Nga nje ane marrin pensionet e Greqise me parat e Europes, nga ana tjeter kujdesin e Shqiiperise. Fshat shtepite nga brenda i kane me mire se ne Tirane. Qeveria te hedh syte nga fshatra em drobitur jo nga keta skilet qe thith andej e shaj ketej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje