Tre kamera-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kanë regjistruar filmimet e kafshëve të egra të cilat duhet theksuar se janë shtuar që pas vendosjes së moratoriumit të gjuetisë.
Kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër janë kapur nga kamerat në malin e Tomorit.
“Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër.
Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj.
Monitorimi vazhdon!”, bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Ju jepni lajmin, tash fillon gjuetia e “shtrigave” nga idiotët që duan arinj ne restorant rreqebuj ujq e ku di unë!
Këto janë sihariqe që nuk duhen treguar. Derisa lloji ynë të bëhet i vetëdijshëm se kafshët i duhen natyrës jo restoranteve për dëfrimin e femijëve.