Ai njihet si “njeriu-lavatriçe,” për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme për t’u arratisur nga një makinë larëse, i prangosur.
Në videon e publikuar në Youtube, “njeriu-lavatriçe” shihet teksa lidhet me disa lloje prangash në duar dhe në këmbë dhe hyn brenda një makine larëse, e cila vihet menjëherë në punë pasi ai gjendet brenda saj.
Rreziku është mjaft i madh, jo vetëm sepse ai mund të mbytet, apo të asfiksohet aty brenda, por edhe sepse vetë pasha e prangave dhe rrotullimi i makinës larëse, mund t’ia bëjnë të pamundura lëvizjet për të hqeur prangat.
Megjithatë, në vetëm një minutë, ai arrin të zgjidhë të gjitha prangat dhe të dalë sërish jashtë makinës larëse.
Gjersa e bejne per eksperiment,-po shkumen perse e hedhin?!… ?