VIDEO/ Pamje shqetësuese: Gruaja vritet aksidentalisht gjatë stërvitjes së policisë

26 Prill 2017, 08:30Sociale TEMA

Disa pamje shqetësuese të publikuara nga policia e Floridas në SHBA, tregojnë momentin kur një e moshuar mbetet e vrarë aksidentalisht gjatë një ushtrimi stërvitor të policisë.

73-vjeçarja Mary Knowton doli vullnetare për të qenë pjesë e ushtrimit, por mbeti e vrarë, pasi oficeri i policisë qëlloi gabimisht me armën të mbushur me fishekë të vërtetë.

Të pranishëm në vendngjarje ishin një grup personash, të cilët po ndiqnin stërvitjen e policisë. Kur Knowlton u rrëzua, ata menduan se e gjitha ishte e planifikuar dhe pjesë e stërvitjes.

Por, kur kuptuan se gruaja kishte vdekur me të vërtetë, të gjithë u përfshinë nga paniku, ndërsa oficerët e tjerë të policisë u përpoqën t’i jepnin gruas ndihmën e parë.

Përpjekjet e tyre ishin të kota, pasi Knoëlton kishte vdekur tashmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje