Mesditën e sotme termometri tregonte zero gradë!
E gjithë Shqipëria po përjeton ditë të ftohta. Madje thonë se një mot të tillë nuk e kemi parë qysh prej vitit 1985.
Shumë rrugica ku del uji në sipërfaqe, mëngjeseve janë të ngrira, aq sa duhet shumë kujdes nëse kalon mbi to. Por edhe pse ora kishte kaluar 12:00 dhe aty vazhdimisht ka ujë të rrjedhshëm, shatërvani prapa Teatrit të Operës dhe Baletit në qendër të Tiranës qëndron i ngrirë. Njerëzit e shohin me habi, madje ka nga ata që përkulen për ta prekur me dorë nëse akulli është i vërtetë apo jo ( beso e kontrollo i thonë kësaj…).
Ka nga ata që janë mësuar dhe nuk u bën përshtypje ose janë të detyruar për të qëndruar rrugëve në këto temperatura të ulëta, siç është ky zotëri që pret dikë që të vijë e të lustrojë këpucët.
Çdo ditë për të është sfidë për të nxjerr bukën e fëmijëve!
Zona e liqenit është e qetë. Ka nga ata që nuk e lënë stërvitjen e përditshme pavarësisht të ftohtit. Madje vrapojnë edhe krah ujit që në një pjesë të sipërfaqes së liqenit, ka ngrirë.
Gazetarja e Dita-s, Entela Resuli, sjellë këto foto nga Tirana në 0 gradë.
Tirana e bukur.
si i thone acar ne anglisht se i harruam fjalet shqip nga huazimi i fjalve angleze te tilla si:
deportim, startim, veting, reportim, progresraport, suport, hakim, …….
si i thone acar ne anglisht se i harruam fjalet shqip nga huazimi i fjalve angleze te tilla si:
deportim, startim, veting, reportim, progresraport, suport, hakim, ……….
Temperaturat e “ulta” ne Tirane dhe Durres I ngjasojne nje dimeri te zakonshem te pjeses verilindore te vendit.
Shikon se mjafte qytetar vuajne nga mungesa e experiences,duke u perballur per nevojen e “arsimit professional” !
Ne krye te puneve kryetari I Bashkise,ku ne mjafte raste e ngateroj me Presidentin e Kryqit te Kuq Shqiptar !
Bashkia e Tiranes do bente shume mire qe fondet qe ka konsumuar,per te ndihmuar te pastrehet,t’ja delegonte Kryqit Kuq Dega Tirane,duke u marre vet me problemet e shumta qe ka Tirana.
Per te pastrehet te sigurohen ambjente dhe kioska prane Kryqit te Kuq ne Qarqe,sepse situate te tilla mund te jene dhe me te shpeshta.
Kryeministri falenderoi sot ministrin e trasporteve,per hedhjen e kripes ne rruge,kur temperature ka kaluar mbi 6 grade nen zero.
Ne keto temperatura ka ikur “vapa me gushtin”mbi 6 grade nen zero efekti I kripes eshte I barabarte me zero,nuk vepron !
Perqendrimi I punes per hapjen e rrugeve behet ne diten e pare, me vone perpjekjet behen per largimin e debores se tepert per te udhetuar me zinxhire.