Periudha e regjimit sovjetik në Poloni mund të ketë përfunduar prej kohësh, por kjo nuk do të thotë se debatet janë zbutur.
Gjatë një debati live në një emision në televizionin rus “Ntv,” gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.
Gazetari polak Tomasz Matejczuk, i njohur për tonet e tij provokative dhe frazat antiruse, iu drejtua të ftuarit tjetër, gazetarit rus
Ruslan Ostashko me fjalët: “Gjyshërit e tu kanë qenë Fashistë të Kuq.”
Kaq ka mjaftuar, që Ostashko të lërë vendin e tij dhe të sulmojë kolegun polak, duke e goditur me grusht.
Është dashur ndërhyrja e stafit të programit për t’i ndarë dy gazetarët.
Për shkak të historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe 20 milionë rusëve të vrarë gjatë kësaj kohe, cilësimi i dikujt si fashist, konsiderohet një ofendim majft i rëndë në Rusi.
Duket qe per kete polakun nuk kane rendesi 6 milione polake te vrare nga nazistet gjate luftes 2.b.Ishin pikerisht keta polaket qe nuk pranuan nje marreveshje kompromis me ish BS,GB dhe Francen per te parandaluar sulmin nazist dhe fillimin e luftes 2.b.Koha tregoi se kur perfundoi lufta ish BS jo vetem nuk u mori toka por u dha toka gjermane…