Maqedoni/ Shpërthen Zaev: Dhuna e mbrëmshme, tentativë për vrasje me paramendim

28 Prill 2017, 15:17Rajoni TEMA

Lideri I LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev teksa foli për dhunën e mbrëmshme në parlament tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim eleminimin  e tij.

“Kemi bërë një hap të madhe në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.

“Ajo mbrëmë që ndodhi ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev, shkuan alsat.mk.

Zaev  dekalroi se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Derisa komentoi intervenimin e vonshëm të policisë kreu i LSDM-së theksoi se mbrëmë u shkel Kushtetuta dhe ligjet e RM-së dhe se do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë. Me këtë rast sugjeroi që Mitko Çavkov të ikë sa më larg që është e mundshme.

“Kjo që ndodhi mbrëmë ishte vetëm një vërtetim për shkeljen e  Kushtetutës. Zaev tha se pret dorëheqjen e menjëhershëm të Mitko Çavkovit dhe të ik sa më larg që është e mundur”, tha Zaev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje