Kryeministri Rama është shprehur se Meta është i duhuri për presidenti pasi është dhe përfaqësuesi më i mirë i PD e cila nuk është në Parlament.
Kjo ka qenë përgjigja për një komentuese e cila është shprehur se Meta nuk është një figurë serioze për të qenë në krye të shtetit.
Gjatë postimit në vend të “Komunikimit Javor”, komentues të shumtë i janë drejtuar atij që të mos merret me PD, por me problemet e shumta që ka vendi.
Një tjetër shprehet se është i shqetësuar për betonizimin që po i bëhet qytetit të Durrësit. Një koment i tillë nuk ka kaluar për tërhequr vëmendjen e Ramës, i cili i përgjigjet se nuk e sheh të ketë ndodhur diçka e tillë në këtë qytet. Madje ai ironizon duke thënë se kjo fjalë është përdorur shumë në kohën kur ai ishte Kryetar Bashkie.
“Ti e paske në terezi” i përgjigjet Rama një komentuese e cila i shkruan se Shqipëria nuk ka spitale, shkolla, kopshte.
Komente të tjera të shumta kanë ardhur për lidhin e Vettingut, duke pyetur se përse nuk zbatohet por Rama u shkruan se Vettingu do të zbatohet pas 18 qershorit, ditën që do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Vettingu pas 18 qershorit? Ha..ha…edhe ky eshte dallkauk si Sala, Luli, Meta & co. Don te fitoj edhe 4 vjet te tjera ne pushtet. Po te ishte i sinqert ky do kishte me kohe ndihmuar procesin.
Edscobari vetem di. Te tjeret jane pa ajer ne tru.
Ku eshte ndryshimi i LSI nga PD? Kesaje pyetje ti pergjigjet kryemafiozi dhe hajduti Ilir Meta.
Presidenca ke 4 vjet e larguar nga Qeveria, se ishte bere çerdhe e PD. Po tani qe ne presidence shkon njeri me i rrezikshem per popullin dhe per shtetin sa mosmarveshe do kete me qeverine?
Presidenca e ardhshme influencen e saje do ta shtrije nga Greqia, Serbia, Maqedonia dhe lindja. Perendimi nuk do ta afroje, se e din se kush eshte. Per Serbine ka dhene prova, se priti Nikoliçin ne Fier, ndersa per Gereqine kur shkoje perhere te fundit per te kundershtuar fjalimin e Edi Rama qe ja perplasi ne fytyre shtetit grek per kohen 100 vjeçare.