Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe. Ajo që bie në sy është fakti se vetë Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve, duke ia lënë vendin e parë në Qarkun e Tiranës ish-deputetit Gazmend Oketa.
Gazmend Oketa konfirmoi vendimin e kryetarit të FRD-së, Bamir Topi, për të mos marrë pjesë në garën e 18 qershorit si kandidat për deputet. Oketa tha se “ishte vendimi i Topit për të mos kandiduar”.
Fryma e Re Demokratike do të ketë si kandidat të dytë në listën e Tiranës Thodhor Kristulin, ndërsa e treta në listë është Valbona Duri. Lista e kryeqytetit vijon me Armando Moshën dhe Galinija Gjonin. Ndërkohë, qarku i Durrësit i është besuar Sali Shehut, ish-deputet, aktualisht këshilltar i Ilir Metës në Parlament. I dyti në Durrës do të jetë Astrit Hoxha. Kurse në Elbasan, i pari në listë është ish-sportisti Altin Kovaçi.
QARKU TIRANË
QARKU DURRËS
QARKU ELBASAN
QARKU VLORË
QARKU KORÇË
Qarku Berat
QARKU GJIROKASTËR
QARKU FIER
QARKU DIBËR
QARKU KUKËS
NUK E DUAN TOPIN E LALES
shkodranet, andaj mire ka bere qe nuk ka gjetur ndonje “magjyp” nga lagja Liria per t’a kandiduar, se ata mund ti blinte me nje tave saragash te pjekura ne furre.
Urime FRD!!!!!!!
E mer Bamir tifozi. Te nxorri pozicion jashte loje vetingu dhe ty.