Meta kundër Bashës: Dy partitë e mëdha kërkuan asgjësimin e LSI, PD të heqë dorë nga politika e ultimatumit dhe konfrontimit

30 Prill 2017, 12:27Politika TEMA

Kreu i Kuvendit, i zgjedhur tashmë edhe si presidenti i ardhshëm i republikës, Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh shumë konkret opozitës, një ditë pasi 17 parti kanë depozuar në KQZ listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe.

Duke i kujtuar rastin e vitit 2008, kur u krijua Kodi Zgjedhor Meta apelon Bashën të heq dorë nga politika e ultimatumit dhe konfrontimit.

Në demokaraci nuk mund të t’i japin të gjitha, duhet të luftosh që ti fitosh ato të drejta demokatike. Opozita të luftojë për ti fituar dhe të jetë pjesëmarrëse.

Të kthehet pas në vitin 2008 kur u bë kodi vetëm për të asgjësuar LSI. Ne bëmë grevë urie me deputetë, disa janë në protestë me opozitë dhe baza e problemit të zgjedhjeve është kodi i bërë në errësirën e 2008.

LSI nuk do ishte kjo që është sot dhe nuk do ishte forcë faktor. Nnë 2013 situata nuk ishte kaq demokrastike, u bënë zgjedhje kur KQZ mbeti 4 me zero për mazhorancën e asaj kohe.

Ndaj, përmes sakrificave dhe pjesëmarrjes kemi kontribuar që gjithcka të përmirësohet, opozita të marrë përgjegjësinë pasi është në interesin e saj dhe të vendit.

I kam dhënë të drejtë kur ka patur të drjetë për ceshtje e drogës, dekriminalizimit, por absolutisht është e domosdoshme që opozita të heqë dora nga politika e ultimaumit e konfrontimit.

Protesta e saj deri tani paqësore, por cdo vonesë për zgjidhje politike ku u angazhua edhe PPE të mos vonohet. Jam i disponueshëm për ti kontribuar kësaj zgjidhje politike”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje