"Studenti i Dhjetorit" thirrje demokratëve: Dilni të votoni më 18 qershor, duke prishur fletët e votimit. Kështu ulni shanset e opozitës fasadë

2 Maj 2017, 11:36Politika TEMA

Ardi Stefa, një nga studentët e “Lëvizjes së Dhjetorit”, bën thirrje që demokratët të dalin në zgjedhje më 18 qershor dhe të prishin fletën e votimit, duke e nxjerr të pavlefshme.

Kjo sipas tij është e vetmja mënyrë të ulen shanset e partive që duan të marrin votat e opozitës dhe të përfitojnë nga llogaritja  e mandateve.

“Mos u gënjeni nga klithmat e atij që ju kërkon votën se do të jetë opozita e vërtetë. Janë të majtë, ultra të majtë në gen.

Në rast se PD nuk merr pjesë në zgjedhje shkoni të votoni. Prisheni fletën e votimit, digjeni.

Nxirreni të pavlefshme.

Në këtë mënyrë rritet numri i votuesve rritet përqindja e pjesëmarrësve në zgjedhje dhe pakësohen shanset e partiçkave që pretendojnë të jenë opozita e vërtetë për të kaluar pragun për të hyrë në parlament.

Shpresojnë tek pjesëmarrja e ulët për t’u zgjedhur deputetë me 1000 apo 2000 vota.
Shuajuani shpresat.

Më mirë një parlament një apo dypartiak sesa një parlament me partiçkat e financuara nga Rama për të bërë “opozitën”…” shkruan Stefa.

Stefa ishte pak kohë më parë në ekipin drejtues të LIBRA por dha dorhqje duke akuzuar Blushin si një kopje e partive të vjetra.

2 komente në ““Studenti i Dhjetorit” thirrje demokratëve: Dilni të votoni më 18 qershor, duke prishur fletët e votimit. Kështu ulni shanset e opozitës fasadë”

  1. @ says:

    Sa mire do te ishte sikur jo vetem votat e PD-se, por nja 90% te shqiptareve te dilnin te pavlefshme…

  2. Durrsaku says:

    Qenke djalë me mend por llogaritë i bën me gishta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje