Situata politike, Rama dhe Basha takohen sot në orën 10:00

3 Maj 2017, 08:34Politika TEMA

Presidenca ka shpërndarë një njoftim për shtyp, për të dhënë detaje mbi takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas saj, takimi midis Ramës dhe Bashës pritet të mbahet sot në orën 10:00.

Ky takim vjen pas thirrjes për dialog, të bërë sot nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani.

Thirrjes së Nishanit iu përgjigjën pozitivisht, si kryeministri Rama, ashtu edhe kreu i PD-së Basha.

Ky do të jetë takimi i parë i drejtëpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt.

1 komente në “Situata politike, Rama dhe Basha takohen sot në orën 10:00”

  1. Kalec Dega says:

    Pse jo ne nje Cader 2? Te ftojne dhe Tualetin, Ahmetajn dhe Xhafajn…edhe Rucin e Meten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje