Thumbon Ronaldo: Mos më fërshëlleni më

3 Maj 2017, 14:51Sport TEMA

Kristiano Ronaldo shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, e cila u luajte në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Bomberi i madrilenëve arriti që të shënojë tre gola në atë sfidë, duke kapur kuotën e 400 golave të shënuar në fanellën e Los Blancos.

Kërkoj vetëm mos të më fërshëllejnë. Përsa i takon ndeshjes jap gjithmonë më të mirën. Avantazhi i tre golave është i rëndësishëm, por kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe duhet të jemi të përqendruar” ka deklaruar Ronaldo, i cili beson se Los Blancos është afër kualifikimit në finale.

“Ne jemi shumë të motivuar dhe të duam të shkojmë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ne kemi një avantazh të vogël, ne jemi një hap larg nga Cardiff dhe shpresojmë se mund të përmbushim këtë synim”, ka theksuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje