Sot, ndoshta në të enjten e saj të fundit, çadra pati sërish protagonist Sali Berishën.
Edhe sot, ky i propozoi Edi Ramës dy alternativa: ose zgjidhjen politike si zgjidhje mëshire për të, që do të ishte qeveria teknike, ose zgjidhjen fatale, që është një eufemizëm për motivin e tij të preferuar: ekzekutimin publik të Edi Ramës nga revolucioni demokratik.
Në fakt, që në fillim, këto dy alternativa nuk kanë lëvizur nga diskursi i Sali Berishës, dhe sot, mbas shtatëdhjetë e katër ditësh, mund të shihet qartësisht se objektivat e çadrës kanë dështuar në të dy drejtimet dhe në horizont nuk duken më as skelat e një qeverie teknike, as barrikadat e një revolucioni demokratik.
Të dy këto konstruksione kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ende vetëm në mendjen jakobine të inxhinjerit të tyre, por që, megjithatë, ato e kanë kërcënuar demokracinë shqiptare me destabilitet, duke u shumëfishuar nga ekrani në ekran e duke krijuar në ndonjë moment dhe frikën e një katastrofe.
Por, po të shihet me kujdes, katastrofa që propozoi Sali Berisha gjatë këtyre tre muajve të fundit për shoqërinë shqiptare, sot kërcënon vetë Partinë Demokratike.
Dy alternativat që ka propozuar në vijimësi Sali Berisha, sot në fakt janë alternativat që ka përballë vetë Partia Demokratike.
E para, ajo e zgjidhjes së mëshirës, pra e zgjidhjes politike, është në fakt njëra nga alternativat që i kanë mbetur asaj: të hyjë në zgjedhje me të gjitha garancitë që i propozon Edi Rama. Dhe për këtë ka dy ditë kohë, para zgjedhjeve në Kavajë.
E dyta, zgjidhja fatale që qëndron përtej zgjidhjes politike ( Ajo që propozon Berisha për kundërshtarin e tij) është, në të vërtetë, fatalitet për vetë Partinë Demokratike: asaj, nëse nuk hyn në zgjedhje, do t’i duhet të mbyllë qepenat. Dhe për këtë ajo ka gjithë kohën e nevojshme në dispozicion, deri e përtej qershorit.
Nuk është hera e parë që Partia Demokratike e kërcënon shoqërinë shqiptare me destabilitet, por kësaj radhe, si pa e kuptuar, ajo ka dirigjuar destabilitetin e vetvetes.
Aventura e çadrës po numëron ditët e saj të fundit, dhe si në të gjitha aventurat pa kokë, bilanci është i pamëshirshëm.
Nëse hyn në zgjedhje, kështu siç e ka katandisur veten me mëshirën e garancive, ajo që kërcënoi Shqipërinë me destabilitet do të jetë e dënuar të hyjë në zgjedhje si një parti e destabilizuar.
Nga ana tjetër, nëse nuk hyn në zgjedhje, do t’i duhet të përpëlitet dhe disa muaj për të dekretuar fundin e vet.
Në fakt, Sali Berisha ka pasur raste të dilte nga politika dinjitoz, p.sh. pas zgjedhjeve të vitit 96-shtë, në mos pas gjëmës së vitit 97-tw.
Po ai s’e bëri.
Por, nëse nuk e bëri ai, duhet ta kish bërë vetë Partia Demokratike, që dhe ajo s’e bëri, duke mbajtur mbi shpatullat e veta deliret halucinante të një jakobini revolucionesh që mimetizonte demokratin dhe nacionalistin, teksa prodhonte vazhdimisht një demokraci autoritariste dhe një Shqipëri pa dinjitet.
Dhe si bilanc, sot ajo nuk është në armiqësi vetëm me qeverinë e vet.
Sot ajo nuk është në armiqësi vetëm me votuesit e vet.
Nuk është në armiqësi vetëm me ndërkombëtarët.
Partia Demokratike sot ajo është në armiqësi me të gjithë, madje dhe me deputetët e vet, me deputetet e veta, me kryetarin e vet, me liderin e vet historik, me të shkuarën e vet, me kalamanjtë e vet që i futi në politikë, etj. etj.
Shkurt, një parti pa të nesërme, hyn apo nuk hyn në zgjedhje. (TemA)
Met!
Çmerresh me një të çmendur.Lereni në agoninë e vet.
?????????????????
Si sdo lloj bande,ku ka nje fillim dhe nje fund
sado e sofistikuar qe te jete.
Perjashtoj demokratet e thjeshte idealiste.
Gjykim qe duket prane se vertetes.
Rama ,mos te bej compromis pa vetingun.Sot u mbyll parlamenti ,ja perse Basha ka pranuar bisedime ne keto momente me Ramen.Deri ne oren 24.00 ,n.q.s BASHA kerkon compromis kushti nga RAMA te jete VETINGUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU.
Saktë e shkoqur. Por nëse i cmënduri në agoninë nue vet nuk lëshon pe por do të cmëndi një popull, meriton dërmën.
Megjithjate, Z. Dervishi dhe te gjithe te tjeret, nuk duhet te nenvleresohet ajo qe thote Berisha dhe Lulja e tij.
Paramilitare, militariste dhe militante te PD, po pergatiten seriozisht per te luftuar, se pari do te provokojne njerezit, dhe duke marre shkas do te perdorin armet qe kane me vete.
Mos e nevleresoni kete gje!
Interesi i Berishes dhe i Bashes, i rusit, i serbit dhe i grekut, te cileve keta u sherbejne, po presin me padurim nje shperthim konflikti ne Shqiperi e me tej!