Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shfaq në telelvizion duke kërcyer, ndërsa në rrugë prej disa javësh tashmë zhvillohen protesta antiqeveritare, gjatë të cilave janë vrarë 32 persona.
Në skenë, Maduros iu bashkua edhe Adan Chavez, vëllai i ish-diktatorit Hugo Chavez si edhe Zv. Presidenti i vnedit, Tareck El Aissami.
Por, kjo nuk është hera e parë që Nicolas Maduro shfaqet duke kërcyer, ndërsa në rrugë protesutesit vriten nga ushtria.
Në shkurt të vitit 2014, ai madje organizoi një concert në Pallatin Presidencial Miraflores, vetëm pak orë pasi tri demonstrues ishin qëlluar dhe vrarë nga ushtria.
Gjithashtu, disa ditë më parë, presidenti ishte duke kërcyer live në television, ndërsa një 17-vjeçar u vra gjatë protestave.
Me popullaritetin në rënie, Nicolas Maduro kërkoi disa ditë më parë nga një Ansamble Kushtetuese, që të shkruajë një kushtetutë të re, ç’ka shkaktoi edhe valën e protestave të dhunshme.