DEKRIMINALIZIMI/ 4 kandidatë të PDIU-së kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë

5 Maj 2017, 14:38Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listat shumemërore të kandidatëve për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “BW” mëson se nga shqyrtimi i dokumentacionit është konstatuar se katër kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, në zbatimit të ligjit ata nuk janë ndaluar për të garuar në 18 qershor.

 

QARKU FIER
Shkëlqim Murati, kandidati i 8-të në listën shumëemërore të PDIU-së në Qarkun e Fierit, rezulton se me vendimin Nr.242 datë 07.12.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është deklaruar fajtor për tre vepra penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve” (I dënuar me 100.000 lekë gjobë), “Organizim i llogarive të palejuara” (I dënuar me 50.000 lekë gjobë) si edhe “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” (I dënuar me 50.000 lekë gjobë), raporton BW. Por në bazë të nenit 69 Kodit Penal ai është rehabilituar.

QARKU KUKËS
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, i renditur i pari në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në Qarkun Kukës, nuk ka deklaruar pranë KQZ-së asnjë dënim të formës së prerë. Por referuar dokumentacionit të siguruar nga ky institucion, “BW” mëson se me Hoxha me vendimin nr.11 datë 20.01.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale  “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë” dhe është i dënuar me 30.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal edhe ai është rehabilituar.

QARKU SHKODËR
Biznesmeni i njohur, Seit Fishta, kryeson listën e kandidatëve të PDIU-së në Qarkun e Shkodrës. “BalkanËeb” mëson se ai nuk ka deklaruar pranë KQZ-së se është dënuar me vendim të formës së prerë. Por pas verifikimeve ka rezultuar se Fishta me vendimin Nr.534 datë 23.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, falsifikim dokumenta, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe është i dënuar me 5 vjet burgim.
“BW raporton se Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin nr.47 datë 25.01.2008 ka vendosur deklarimin fajtor për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe e ka dënuar Fishtën me 1.000.000 lekë gjobë. Ndërkohë gjë Gjykata e Lartë në vendimin nr.115 datë 12.02.2010 ka vendosur mospranimin e rekursit. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal edhe Fishta, në bazë të ligjit të dekriminalizimit është rehabilituar.

QARKU TIRANË
Robert Bano, i renditur i 6 në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në Qarkun e Tiranës, gjithashtu nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë.
“BW mëson se sipas shkresës nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të depozituar në KQZ, rezulton se Bano, me vendimin nr.32 datë 18.07.1990 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat (Kolegji Ushtarak) është deklaruar fajtor për veprën penale  “Përvetësim i Pasurisë Socialiste”, parashikuar nga Neni 28 Kodit Penal dhe i është dhënë masë edukuese qarku shoqëror. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal, edhe ai është rehabilituar.
Referuar ligjit të dekriminalizimit, “BW” mëson se për KQZ-në, asnjë prej tyre nuk është në kushtet për refuzimin si kandidat për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

2 komente në “DEKRIMINALIZIMI/ 4 kandidatë të PDIU-së kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë”

  1. Pdiuja says:

    Pdiuuuuuuuuuu partia e shpetim doganierit me precedente penale hahahahaha ata kudo ku kane drejtore kane vetem hajdute shikoni cpo bejne ne fushen e shendetesise vetem po vjedhin me ilacet se do leke tim doganieri per vete dhe per partine e leshit

  2. qetesi besim dashuri cameri says:

    Rrofte Rilindja!me president Novruzin ne krye dhe Edscobarin pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje