Gjatë një bashkëbisedim me të rinj dhe pedagogë ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike tha nga çadra e protestës se bashkimi opozitar ka arritur të ndajë koalicionin qeveritar duke e bërë të mos regjistrohet në zgjedhje.
“Vendosëm se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin me një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi.
Përballëm partitë qeveritare, nuk ja dolën të regjistrojnë koalicionin e tyre. Dhe koalicioni i tyre i shpërndarë si zogjtë e korbit tregon që 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht e ligjërisht,” tha Basha.
Në ditën e 77 të protestës, kreu opozitar vijoi me akuzat e tij të përditshme se zgjedhje të lira e të ndershme nuk mund të ketë me një qeveri, që sipas tij është e lidhur me drogën e krimin.
“77 ditë të protestës së PD-së , që kanë ndryshuar Shqipërinë dhe po sjellin Republikën e Re. U mblodhën qindra mijëra shqiptarë për të marrë një vendim të madh, që koha dhe vuajtjet e shqiptarëve e thirrën në shesh, vendimin për mos të ulur më kokën para arrogancës, për të mos u trembur para krimit të pushtetit, për të refuzuar komplotin politik e ekonomik që po luhet prej 4 viteve, vendimin për të mos pranuar zgjedhje fasadë, për të mos u bërë alibi e Republikës së Vjetër, për të marrë fatin tonë në dorë dhe të marshojmë drejt një Republike të Re.
Asgjë nuk është më si më parë që pas 18 shkurtit. Bota mbarë e pa, e pranoi vuajtjen e një kombi të tërë, përballë krimit, drogës. E gjithë bota e di, se zgjedhje të lira pa asgjësuar problemin e krimit dhe drogës, nuk mund të ketë,” u shpreh Basha.
“Sot republika e vjetër s’është më zot i fateve të shqiptarëve, sot ndryshe nga 77 ditë më parë se ka lehtë ti shtypë, vjedhë e mashtrojë shqiptarët, se shqiptarët janë bashkuar dhe ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm.
Ne do marshojme te bashkuar qindra mijera shqiptare, ne do marshojme per republiken e re, qe brenda 4 viteve te para te republikes se re asnje pension mos te jete me pak se 250 mije eke te vjetra….”, tha Basha.
ESHTE E VERTET SE PO MARSHONI,POR NE DREJTIM TE KUNDERT DREJT BURGUT
Oh i mjeri ti o Basha! Sa te genjen mendja.Me e keqja eshte se ajo mendja jote e mpire,genjen e mashtron edhe ata qe ke ne çader.Por ama vetem ata ne çader,se mbar populli shqipetar eshte kundrateje e Berishes,si dy kriminel e medhenj qe jini,dhe nuk ju beson.Nuk e genjeni dot.I mjeri ti qe ke ngelur akoma te ura e dajlanit.Fundi yt erdhi.Fundi Berishe famijarisht erdhi.Ju te dy do beni kakredhit ne qeli.Pd-ke do riformatohet perseri,dhe ju do ngeleni ne histori si shkatrrimtaret e asaj partie.Mushka jote qe i ke hipur steprapethi,po te çone ne perrua.
E hapi thesin e rrenave ky gjenerali i ushtrise se vdekur….Shqiperia ka treguar qe ka plot budallenj qe i ven nga pas ketije idjoti…..
Kjo eshte fatkeqsia jone e madhe qe nuk eshte kuptuar akoma nga disa. Pranimi i demokracise nuk eshte gje tjeter vecse nderrrimi paqsor i pushteteve i dale nga vota e popullit. Te shikosh zgjedhesit e tu qe jane pjese e popullit si ushtri per marshim , tregon anakronizmin qe na ndjek si hije nga keta lloj politikanesh te etur per pushtet e pasuri qe vijne era gjak . Kete cmenduri as Shqiperia qe e ka paguar shtrejt, e as Europa e Amerika se pranojne dot me. Mjaft me. Te respektohet verdikti i popullit.