Përgjimi/ Braho: Berisha se ka harruar zanatin e vjetër të spiunit. E vërteta e bisedës me Legisin dhe mesazhi im për Saliun

5 Maj 2017, 11:16Politika TEMA

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të bisedës audio mes tij dhe Ndre Legisit të bërë në një lokal, që ish-kryeministri Sali Berisha e quan misterioz.

I pyetur lidhur me bisedën telefonike që nxori Berisha në statusin e tij në “Faceebook” deputeti Spartak Braho tha se ishte një bisedë mes shokësh, duke kujtuar grevën e vitit 2008 që i bashkoi, shkruan “BW”. Braho e quan Berishën paranojak përgjimesh dhe thotë se nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit.

Sipas tij, kjo bisedë është publikuar për të tërhequr vëmendjen nga kriza.

“Nuk e kuptoj se ku ishte ‘vlera’ e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime”, deklaron Braho.

Ish-kryeministri publikoi dje në mbrëmje një audio ku dëgjoheshin të flisnin Braho dhe Legisi. Në bisedë e sipër, Braho deklaronte se ‘e kishte mbajtur Ilir Metën me bajame’, apo se ‘e kishte telefonuar Rama dhe i kishte thënë se të hodhi poshtë Luan Rama’.

BISEDA E PËRGJUAR MES SPARTAK BRAHOS DHE NDRE LEGISIT

Ndre Legisi: Nuk është halli jonë ky…

Spartak Braho: Është halli i tyre…

Ndre Legisi: Halli i atyre është…

Spratk Braho: Nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela…

Ndre Legisi: Vetëm Iliri (Meta)…

Spartak Braho: Ilirin (Meta) e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqeja me bajame.

Ndre Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.

Spartak Braho: Ça ke bërë ti, mirë?

Ndre Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.

Spartak Braho: Rama (Kryeministri Edi Rama) mori në telefon në mëngjes.

Ndre Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të. Nga ora 11:20.

Spartak Braho: E kishe knaq atë, më tha mu. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë.

Ndre Legisi: S’ka problem ajo punë.

 

9 komente në “Përgjimi/ Braho: Berisha se ka harruar zanatin e vjetër të spiunit. E vërteta e bisedës me Legisin dhe mesazhi im për Saliun”

  1. Drejtesia says:

    Eshte kompetenca e prokurorisë të thërrasë Berishën dhe t’i kerkoje shpjegim mbi pergjimet shteterore, qe i ben publike.

  2. Vlonjati 12 says:

    Saliu me pergjues , po helbete , kurva plake nuk e harron zakonin e vjeter .
    Populli thote : kurrizin e gungaçit e rregullon vetem varri.

  3. drakula pan says:

    Nese ka ligje dhe ku jeni per te v endsour dhe zbatuar ligjet, je i lutur z. Taku, mos bej replika me njerez qe nuk ja vlen, por formula akt-akuzen dhe çoi ne zyrat e gjykatave per te marre ate qe meriton, zoteria qe na pergjoka, pra paska dhe aparat pergjimi siç e ka deklarua po thuaj nje vit me pare, qe shteti nuk e ka. Personalisht nuk me pelqejne replikat boshe per gjera te renda ligjore.tung sorkadhja

  4. liza becaj says:

    Saliu perfundimisht ka rrjedhur!!! Ika mbetur tani te hape syndykun e kujtimeve dhe te beje corap njerzit.” I shkreti ” duhet ta meshirojme dhe mos ta leme qe te mbaje fjalime ne cader.

  5. Kozi says:

    Ne realitet ne ne Durres e njohim mire Baba Takun se
    ky ka histori plot qe nuk ja hedh dot njeri………………..
    ..dhe njeri qe donte qe tja hidhte nuk arriti se Taku(
    se ne ate kohe ishte Taku se ishte i ri e sapo i martuar)
    e kapi me prasin ne dore Kozmane(drejtori naftes ne Durres).
    Se c’kishte bere me prasin Kozmai(ishte kurvar simpatik)
    ne realitet Taku s’arriti ta shifte se duhej te kishte shkuar ca minuta me pare.

  6. besim dashuri qetesi says:

    Leni thashethemet por i tregoni shqiptareve qe Spartak Spiun Braho, kjo vegel e neveritshme e ish sigurimit te shtetit DHE zagar i Ilir Metes eshte deputet i PS ne parlamentin e ardhshem.Tash, ju kamunistet ,cfare keni me thone per kete plehere te enverizmit?

  7. Ylli says:

    Hahahahaha.Komentuesit !!! Keta qe flasin nuk kane faj .Faj ka Saliu qe i pergjon ?? Po sipas ketyre Tan Prifti qe pergjonte nuk kishte faj .Faj kishte Iliri qe u kap duke vjedhur.Socialiste hesapi.Varja.

  8. une says:

    Gazeta Tema, Titulli duhet te jete “…Berisha s’e ka harruar…”; perdorni apostrofin qe te kuptohet mendimi.

  9. Pergjimet nga organet e specializuara shqiptare behen vetem me urdher te Prokurorise ose me vendim Gjykate.
    Te vetmet organe qe mund te pergjojne sa te kene qejf, por qe nuk perbejne prova, jane pergjimet e sherbimeve inteligjente te vendeve te huaja.
    Pyetje: Cili sherbim mund tja kete vene ne dispozicion keto pergjime Saliut?
    Pergjigje: Nese perjashtojme amerikanet, europianet, kush mbetet? Vetem SERBET. Me falni, harrova RUSET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje