Jo, zoti Kotzias, nuk e prishim kurrë Maqedoninë ne shqiptarët!

5 Maj 2017, 09:19Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Papritur, ministri i jashtëm i Greqisë doli e foli në mbrojtje të Maqedonisë në një mënyrë që në pamjen e parë duket e habitshme. Greqia e fuqishme, deri tani armik i Maqedonisë, do të mbrojë këtë vend nga nacionalistët shqiptarë… Në pikëpamje ushtarake e ka shumë të lehtë ta bëjë, nëse shqiptarët do të guxojnë të sulmojnë… Siç tha edhe kolegu i tij, ministri i mbrojtjes, pak kohë më parë, arsenali i Greqisë në armatim është shumë herë më i madh se i Shqipërisë. Bëri, më duket, krahasimet në tanke, raketa, anije, etj., etj.

Po pse duhet ta mbrojë, kur deri tani Maqedonisë i ka shkaktuar probleme të dukshme vetëm Greqia dhe jo vetëm për shkak të emrit që mban dhe kërkon ta mbajë kjo e fundit, por edhe për shkaqe pronash të qytetarëve të saj, analoge me ato të pronave të shqiptarëve të Çamërisë?

Ka pak kohë që fqinjët tanë të afërt, kryesisht Serbia  dhe Greqia, por edhe më larg se ata, e konkretisht së fundmi edhe Rusia, kanë filluar të flasin për rreziqet që vijnë nga koncepti i Shqipërisë së Madhe…

Ajo që të bën përshtypje në këtë histori është mënyra e pozimit të problemit që mban era vjetërsi, si në paraqitje dhe në frymë. Duket se Greqia ende vazhdon dhe e shikon fuqinë reale të të tjerëve apo të vetes nëpërmjet dominimit të drejpërdrejtë të territorit apo armatimit që mbart në magazinat e ushtrisë.

Në këtë pikëpamje, nuk është çudi që ende mbahen në këmbë, jo në politikën e qeverisë së tanishme greke, por në segmente të caktuara të kësaj politike apo një pjese të deputetëve të saj, idetë mbi Epirin e Veriut.

Një nacionalisti të thekur shqiptar do t’i kishte ardhur në majë të gjuhës shprehja se Maqedonia është e shqiptarëve dhe sllavët janë të ardhur aty më vonë, etj. Bile mund t’i thoshte ministrit grek, si argument, fjalët e Strabonit grek që Aleksandri i madh nuk është grek. Dhe kjo sepse, po sipas Strabonit, Aleksandrin e Madh e quanin  barbar, që nuk arrinte të provonte origjinën e tij greke dhe prandaj nuk e qasnin në lojërat olimpike, etj., etj. Po këto lloj historirash janë analoge me ato të Greqisë, që pretendon nga vendi fqinj ndërrimin e emrit, sepse i takon asaj ky emër.

A mund të jetë real rreziku nacionalist shqiptar në Maqedoni? A mundet vërtet të flasim për Shqipërinë e Madhe dhe se po çmendemi e po kërcënojmë nëpërmjet saj Ballkanin?

Jo më shumë se tri ditë më parë, në vazhdën e një sërë artikujsh mbi strategjinë kombëtare të vendit, shkrova atë me titullin. « Kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur Shqipërinë » . Arsyeja është e thjeshtë dhe natyrisht shumë më e ndryshme nga ajo që ministri grek mendon se duhet të na zërë frika.

Po e riparaqit shkurt idenë themelore të këtij artikulli. Ne dhe Maqedonia kemi një pozicion ideal që na e ka falur natyra. Nëse Shqipëria ka si pikëhyrje Vlorën dhe Maqedonia pozicionin gjeografik që e shndërron në njëfarë dispeçerie nga ku mund të shkohet në Evropë, Lindje apo Rusi, atëhere kuptohet se Shqipëria ka aleate primare në strategjinë e saj kombëtare dhe atë të mbijetesës Maqedoninë dhe aspak apo asnjëherë Greqinë. Shqipëria nuk niset dhe nuk mund të niset kurrë nga ideja megalomane se Maqedonia është më e vogël se ajo vetë dhe prandaj mund të ushqejë edhe iluzione se mund ta rrezikojë apo ta shkatërrojë fqinjin.

Edhe sikur të ishte kështu, pra të ishim shumë herë më të fuqishëm se ajo, ashtu siç mendon ministri grek i mbrojtjes kur krahasohet me ne, nuk duhet ta bënim kurrë një budallallëk të tillë.

Nuk ka nevojë të lexosh apo të kuptosh diplomacinë e madhe për të nxjerrë këtë përfundim ose analog me të. Një shembull gjenial që nuk vjen nga Greqia e lashtë, por nga Roma e ndritur e Perandorit Adrian, ta thotë mjaft thjesht edhe kuptimin mbi fabulën që kërkon të kundërshtojë zotin Kotzias.

Kur ia propozuan perandorit shkatërrimin e Egjiptit nga ku Roma merrte grurin, ai u tha  gjeneralëve të tij se nuk duhej t’u shkonte mendja kurrë për një gomarllëk të tillë. Pas fitores, Roma do të kërkonte para të pafundme për ta rindërtuar vendin e të mundurve. Dhe kjo ishte domosdoshmëri edhe sepse nga Egjipti duhet të vinte patjetër ai gruri me të cilën Roma ushqehej…

Kohë më parë po bëja një bisedë analoge me ish-ambasadorin grek këtu, më duket me emrin Kokotsis. I dukesha nacionalist që mbroja idenë e Korridorit 8 dhe nuk e kuptoja se në vendin tonë nuk mund të kishte investime të atij lloji, për shkak të pushtetit të paqëndrueshëm politik në Shqipëri etj.

I thashë se kishte të drejtë dhe ndoshta në Bruksel, ku ata ishin më të fortë se ne, mund të rrëmbeheshin fonde që mund ta zëvëndësonin këtë korridor me atë grek. Ishte fjala për Egnatian e re. I thashë se ndoshta në Bruksel mund të kishin shkruar raporte ndoshta edhe nga vetë grekët për paqëndrueshmërinë tonë politike, etj., etj.

Mund të keni sukses të përkohshëm- i thashë. Por dikur, të huajt dhe klasa ime e tredhur politike, do ta kuptojnë se Igumenica nuk mund ta zëvendësojë dot Vlorën. I tregova fabulën e dhelprës që ftoi lejlekun dhe i dha qumësht në pjatë, ku ky nuk fuste dot sqepin dhe këtë të fundit që i inatosur i ofroi në kundërvizitë një qyp me diametër të vogël ku dhelpra nuk fuste dot gojën… Të dy ngelën pa ngrënë-thashë- vetëm se dhelpra që e ngriti këtë fabul u dëmtua edhe vetë…

Kjo kohë më në fund erdhi, dhe morali i fabulës është i qartë. Shqiptarët nuk do të çmenden kurrë të prishin apo të tentojnë të prishin Maqedoninë. Ndryshe do të ngeleshin bashkë me ta në një varfëri të pafundme. Shqipëria, si një zorrë qorre dhe Maqedonia në një tension të pafundëm. Jo, historia është më e thjeshtë. Do të vazhdoj ta them e ta shkruaj sa të mundem, se nëse ne do të bënim Vlorën dhe do të shfrytëzonim korridorin 8 që na lidh me fqinjin tonë, do të ishim bashkë me ta edhe zotër të mëdhenj në vatrat tona dhe po ashtu në një miqësi e partneritet real.

Natyrisht, nuk më lejohet t’i jap këshilla një personaliteti si Kotzias, por mendoj se një gjë duhet ta kuptojmë njëherë e mirë. Përrallat e Shqipërisë së Madhe, nuk mund të mbulojnë budallallëqet e mëdha, që kanë bërë dhe ndoshta bëjnë fqinjët që e konsiderojnë madhësinë e vendit apo numrin e topave si fuqinë reale të tyre.

Sado budallaqe të jetë klasa jonë politike, mendoj se ajo prapë do t’i drejtohet paraardhëve të vet të mëdhenj.  Siç po e kam shkruar, Konstandini i Madh i Ilirisë dhe Mehmet Aliu i Egjiptit zgjodhën dhe ndërtuan dy nga pikat ndërlidhëse që dhe sot janë nga më të rëndësishmet për botën. I pari bëri Konstandinopojën dhe i dyti Suezin.

Në vazhdën e parardhësve, pavarësisht gabimeve tona apo të të tjerëve, do të shkojmë edhe ne. Ndërkaq, me modesti mund të them se Greqia do të bënte mirë të kuptonte gabimin me Egnatian e re dhe të lobonte, në mos për Vlorën, siç bëri për portin Igumenicës, të paktën për korridorin e 8-të, ku dhe ajo mund të kishte përfitime reale. Kjo sepse, kur Vlora të bëhej, atëhere dhe Greqia e Veriut do të kish më leverdi të shfrytëzonte atë si port të madh, e ashtu bashkë me ne do të shfrytëzonte me korridorin 8 dhe do të mbronte realisht edhe Maqedoninë si qëndër e kryqëzimit të korridorve të mëdha që të shpien gjithkund….

Ndonjëherë, më mirë se vonë, gabimet duhen kuptuar dhe jo zmadhuar apo fshehur. Ca më tepër se të dyja vendet janë në Evropë dhe mund ta forconin miqësinë, jo duke ndërtuar hipoteza që nuk i përtyp njeri, por duke paraqitur plane reale që i shërbejnë sa vetes dhe po aq të tjerëve.(Konica.al)

Jo, Zoti Kotzias, nuk e prishim kurrë Maqedoninë ne shqiptarët!

12 komente në “Jo, zoti Kotzias, nuk e prishim kurrë Maqedoninë ne shqiptarët!”

  1. AC|DC says:

    Se cfare the ,shkruajte, apo mendove te shkruash dhe vete zoti do ta quante veten gjeni po ta kuptonte! Megjithe ate ti vazhdo te shkruash se ne Shqiperine tende te dashur 90% e popullsise jane me te zgjuar se zoti dhe e kapin domethenien e ketij shkrimi!

    1. Leka i Math says:

      Shkurt dhe thjeshte : Makedhonia eshte shqiptare ndaj ne s’kemi pse ta prishim ? Ne do ta forcojme dhe ne nje kohe te ardhme do te bashkohemi ne Konfederaten Illyrike (Mali Zi,Kosove,Shqiperi,Epir, Makedhoni (jugut+veriut)), ku te drejtat e minoritetit bullgar do jene te siguruara ?

  2. Vladimir says:

    Gjithmone me kane pelqyer idete tuaja konstruktive, zoti Nazarko. Shkruar me kembe ne toke. Shqiptaret kane vetem nje te ardhme ate te Ballkanit te integruar e te bashkuar dhe te Europes se bashkuar. Politikat i percakton ekonomia. Te bashkuar e te integruar me fqinjet do te jemi me te forte, me atdjhetare, me te respektuar. Mireqenia jone eshte e pandare nga ajo e fqinjeve tane. Sikur ne vend te Malit te zi te kishim Hollanden apo ne vend te Maqedonise te kishim Zviceren…
    Ultranacionalizmat tip hungarez apo Le Pen, jane te rrezikshem per Europen e madhe, ndersa per Ballkanin tone, fucine e barutit, jane vdekjeprurese. Keto “llukse” ne, ballkanasve, nuk na lejohen .

  3. Alban Hamzai says:

    Z.Shpetim Nazarko ! Sa per Aleksandrin e Madh po ju them se ai eshte shprehur :”Falenderoj zotat qe linda HELEN “. Aleksandri I Madh perhapi deri ne skajin me te larget te botes se atehereshme gjuhen,kulturen,dijet greke . Babai I tij Filipi ishte fitues ne Lojrat Olimpike dhe Aleksandri lindi pikerisht ne diten kur kali I Filipit fitoi ne Lojrat Olimpike qe zhvilloheshin ate vit .Ke permendur Strabonin ,thjesht per tu dukur para lexuesve shqiptare te cilet 90% e tyre nuk kane lexuar asnje liber dhe nuk kane asnje liber ne shtepite e tyre ,thjesht per tu dukur,pasi Straboni nuk ka shkruar asnje rresht te tille. Te gjithe autoret ,te lashte e te rinj,shkruajne per maqedonasit e lashte si fis Helen,me perjashtim te Prof.Dr.Dc. shqiptare te pas viteve 1990 ,qe kane mbi 3 diploma te fituara ne kafenete akademike shqiptare . Nga ana tjeter problem I sotem nuk ka asnje lidhje me Aleksandrin ,por kete ju e beni ,si dhe shume te tjere si ju,per tu dukur dijetare te medhenj dhe patriote te medhenj para lexuesit analfabet shqiptar,I cili sic thashe me lart nuk ka lexuar dhe nuk ka asnje liber ne shtepine e tij. Dhe pikerisht ky lexues I juaj do me shaje me fjalet me banale ne komentet e tij ,pa e ditur qe sharjet tregojne nivel te ulet intelekti. Ju bazoheni ne thenien:”Ne qofte se do simpatine e masave duhet te thoni genjeshtrat me te trasha e me idiote “.Dhe kjo eshte moto ne Shqiperi ne cdo fushe te jetes .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. .... says:

      Nuk mund te lindje HELEN more kafshe se HELENET nuk ishin Komb por Shoqeri Kulturore edhe Aleksandri e ka mesuar gjuhen teknike helene ne moshen 15 vjecare nga Aristoteli more derr i bidrumeve te Anastas kellires

    2. Marko Bocari says:

      Pisoglendi mou! Ti je nje INJORANT dhe MASHTRUES ordiner dhe ate “shprehjen” e Aleksandrit te madh merre dhe fute aty ku e di ti ? Kete shprehje e ka thene Karatzaferis po jo Leka i Madh mor teveqel ? ? ?
      Shqiptaret ende nuk kane filluar te flasin per Makedonine,se kur te fillojne ti do jesh duke lare prapanicen! Historiografia boterore (bashke me ate neo-greke) nuk ka asnje dyshim se Aleksandri dhe makedonasit e lashte nuk ishin helene!!! Mjafton te lexosh librat shkollore ne Universitetin e Athines dhe te Selenikut. Teoria shkencore qe ekziston sot ne Greqine e Re eshte krejt e ndryshme nga ajo qe thua ti. Historiografet neo-greke nuk thone se Aleksandri dhe makedonasit e lashte ishin helene (sepse e dine shume mire qe nuk ishin),por kane teorine se : MAKEDONASIT E LASHTE DHE ALEKSANDRI I MADH U HELENIZUAN,DUKE MARRE EDUKIM HELEN!!! Kjo eshte teoria “shkencore” qe thone shkencetaret e historise ne Greqine e Re dhe jo ato idiotizma qe thua ti dhe Karaztaferis ?
      Sa qendron kjo teori mbi “helenizimin” e makedonasve dhe Aleksandrit te madh!? Aq sa qendron teoria qe ti mor tgfs je njeri i ndershem dhe jo bythcpuar ? ? ?

  4. shqiptar i vogel says:

    Gjete kujt tja thuash o Nazarko! Ata nacionalizmin e kane mare me qumshtin e nenes. Me mire v.k

  5. EKZEKUTUSI says:

    Z-Nazarko::Ju i keni rene pak Gjate dhe keni perdorur nje “Gjuhe” Ilustruse ne Shkrim in tuaj,shkrime qe i ka “Treguar” Ministrit Greke se Aleksandri i madhe nuk ishte Greke…Per kete nuk duhet ti bjem Rreth dhe Rrotull..por tja themi Cope:Aleksandri i Madhe e Mesoj Greqishten nga Fillozofet e Lashte…Nene e tij ishte Princesh e nje Krahine qe eshte Jugu i Shqiperise…ose Epiri i sotem Greke i Pervetesuar nga Greket e sotem…
    Por ajo qe me bene te shtoj Komentin time z.Nazarko ESHTE:Ministri i Jashtem Greeke..SHIKON Interesin e Grekut, QE KERKON TE MBROJ MAQEDONIN qe deri tani e kane “Urryer”…Me kete kerkon tu thote Shqipetareve NE NUK DUAM BASHKIMN E TROJEVE SHQIPETARE, sepse Ky Bashkim behet “Rrezik” per Greqine..dhe vete Ekzistencen e Shtetit Greke qe u themelua nga Lufta e Arvanitasve(Shqipetareve)…..Nese Shqipetaret do te Bashkohen dhe kuptohet ne te Pjese te Maqedonise do te shkeputeshin, athere n je Shtet i Madhe Shqipetare sa DO I Varfer..Por duke Filluar nga Presheva e Okupuar nga Serbet deri ne Sarande…(Dhe me poshte)…Do te sillte Ballancen e Forcave ne Ballkane:Greqia 11-te Miljon..Serbia !0-te Miljon..si dhe Shqiperia…afersisht 8-te Miljon, dhe po te Llogarisim Shqipetaret ne Turqi, athere Kalojme ne Numer Popullsie si Greqine edhe Serbine..PRA SHQIPETARET JANE FAKTOR GJEO-POLITIKO-STRATEGJIK NE Ballkan…Dhe sa do te Paisur mire te kene Ushtrin Greket…Nuk munde te “Kruhen” ne nje Lufte me Shqipetaret, sepse Do te Humbasin DUKE DITUR SHPIRTIN LUFTARAK TE SHQIPETAREVE…
    Por Greku Kotesia e di mire se nje Shqiperi e Bashkuar Automatikisht DO TE KERKOJ Camerine e Aneksuar nga Greket ose te Dhuruar nga Fuqite e Medha…Kocia e di mire se Emri Maqedoni-nuk ka asgje me “Maqedonet” e sotem qe banojne aty..te Vetmit Autocton jane Shqipetaret::rracat SALAVE JANE TE ZBRITUR NGA MALET E KARPATEVE…lol

  6. Epo kjo pune! says:

    ne mijra vjet, banoret ilire e me vone shqiptaret, asnjehere nuk permenden per fushata luftarake pushtuese ndaj te treteve, perjashto Aleksandrin apo Pirron qe sulmoi deri ne Itali. Gjithmone ne mbrojtje dhe ndaj dhe tokat tona jane tretur ne vijimesi. Nuk po kerkojme kufije te Ilirise antike se i bie te mos kete Kroaci e Slloveni, pale me Greqi por hapjen e kufijve qe shqiptaret te jetojne lirshem ne trevat shqiptare qe shpalli Ismail Qemali. Kufijte duhen hequr dhe per rrjedhoje nuk do kete me nacionalizem ekstrem. Te shndwrrohen sikur te ishin kufij administrative dhe te mos valviteshin flamuj te asnje pale ne vijat kufitare … se nuk zgjidhet gje me grekun e serbin se jane me komplekse, halucinacione, kane bere plot genocide ne te shkuaren e larget dhe te afert, jane akoma ne ate psikozen e te tremburit qe te vret nga frika.

  7. Shefi says:

    Mos u merr me historine e Greqise se lashte para se te besh nje kurs elementar historie ne nje nga licete psh te Frances apo Gjermanise, o zoti Nazarko. Pasi ti mesosh disa gjera elemntare, atehre mund te permendesh Aleksandrin e madh apo Konstandinin.

  8. hahaha says:

    Nuk kan aq “materie” selxhuket e Pontit te kuptojn te tilla sisteme ekonomike e gjeostrategjike atajane mesuar me shantazhe parazituzem arrogance e poshtersira ky eshte ndertimi i geneve te tyre te poshtra orientale

  9. Kasandra says:

    Maqedonia kërcënon vetëveten!
    Jo, Z. Nazarko, nuk digjet Shqipëria nëse Maqedonia “djeg” vetëveten duke tronditur bazën e saj shtetformuese shqiptare që do ta mbajë atë në këmbë jo nga interesi i rrugës tregtare Evropë-Azi nëpërmjet Shqipërisë e Maqedonisë por nga respektimi i të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni .
    Jo, Ministri grek Kotzias nuk mbron Maqedoninë por interesat greke, pronat e qytetarëve grekë ku fut edhe emrin Maqedoni. Pak rëndësi kanë për të interesat e shqiptarëve në Maqedoni apo ringjallja e një rruge të vdekur që mund të vdes përsëri apo mbrojtja e kryqëzimit të korridoreve të mëdha… . “Qetësi, qetësi”, thërrasin të gjithë kur trupit shqiptar i dhembin gjymtyrët e munguara që prej një shekulli. Pakënaqësia dhe padrejtësia ndaj shqiptarëve është reale prandaj ekziston frika nga kërkesat popullore për drejtësi.
    Jo, nuk është nacionalizëm i “thekur” të mbroshë të vërtetën e konvertuar në propagandë famëkeqe kërcënuese “Shqipëri e madhe” nga ata që u tregojnë popujve të tjerë forcën e tyre shtypëse, nuk është nacionalizëm i keqpërdorur kur mbron të drejtat e mohuara ose të shtypura të shqiptarëve në trojet e tyre.
    Jo, “pozicioni ideal natyror” është vetëm i Shqipërisë nga ku rrugët tregtare marrin shumë drejtime pavarësisht se kush është vendi fqinjë. Ringjallja e rrugës së vdekur varet nga interesa shumëpalëshe, nuk i shërben vetëm një fuqie dominuese si dikur në histori dhe as është primare për garanci politike, madje të panevojshme kur nuk ka as edhe një rast të vetëm që shqiptarët të kenë vepruar në kundërshtim me interesat lokale apo më gjerë. Të tjerët kanë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtojnë shqiptarët në të drejtat e tyre dhe në tokën e tyre.
    Jo, Z. Nazarko, klasa politike shqiptare është ajo që është dhe nuk ka vetëm një pamje me një të shkrepur aparati. Ajo e ka përcaktuar drejt dhe qartë rrugën e saj të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE. Budallallëqet e vogla apo të mëdha i gjen kudo, siç shkruhet edhe në këtë artikull. Po kështu edhe mashtrimet e kërcënimet në formë diplomatike apo në ndonjë formë tjetër. Të gjithë thonë “O lele nëna ime!”, edhe ndonjë që s’ka të drejtë. Ish-Sekretari i Shtetit John Kerry i mbrojti në parim të drejtat e gjithësecilit kur foli për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë. Po kështu edhe Presidenti i SHBA-ës Donald Trump. Si qytetare mbështes të drejtat njerëzore e kombëtare për çdo komb në mënyrë që të kenë të gjithë mbarësi. Kur shuhen padrejtësitë shuhen edhe konfliktet si dhe epitetet “fuçi baruti”. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje