Kjo frazë që e kam vendosur si titull me erdhi ndërmend nga një përrallë që kam lexuar dikur, në vegjëlinë time, teksa bluaja në mendje fatin që i ka rrëshkitur prej duarsh Lulzim Bashës ditët e fundit. Duhet të jesh politikan me nuhatje të hollë dhe inteligjent për të kapur në kohë fatin që të vjen në derë, sepse po s’e bëre në çast, ai ikën e s’të vjen më. Siç kemi shkruar shumë herë këto kohë mbi krizën që nisi prej bojkoti të parlamentit prej PD-së dhe ngritjes së çadrës në bulevard, Lulzim Basha e nisi rrugëtimin me kërkesa maksimaliste që e bënin të vështirë miratimin e tyre prej kundërshtarëve në qeveri. Por, kjo u mendua si një taktikë për të kapur sa më shumë avantazhe në dobi të opozitës, edhe pa arritur në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimit të një qeverie teknike. Fundja, kryesore për opozitën ishin garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme dhe do mjaftonin mekanizmat e duhura që opozita të kishte akses në to, dhe mendohej se kjo do të ishte e pranueshme prej saj.
Lulzim Basha këmbënguli në të vetën dhe hodhi poshtë një paketë të shkëlqyer për të, të ofruar nga ndërmjetësi McAllister. Ajo paketë praktikisht nuk ishte në favor të kryeministrit Rama, bile deri diku ishte turpëruese për të, pasi arrinte, përpos të tjerave, të pranonte deri edhe ministra të dakordësuar prej opozitës.
Lulzim Basha hoqi dorë edhe prej lëshimeve të tjera që kryeministri Rama bëri gjatë dy takimeve të organizuara nga Presidenti Nishani, ku opozitës i jepeshin mundësi të pa imagjinueshme më parë deri në rang zëvendëskryeministri si dhe drejtimin e një task-force me anëtarë nga BE, SHBA dhe OSBE për monitorin e zgjedhjeve në çdo qelizë.
Teksa ndiqja këtë lider anakronik të hiqte dorë prej kaq shumë avantazhesh, m’u desh të kthehem në retrospektivë disa vite pas, atëherë kur Edi Rama ngriti i pari çadrën në bulevard në të cilën zhvilloi një grevë urie. Ajo grevë kishte si kërkesë kryesore hapjen e kutive të materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ku Rama pretendonte se ishin të manipuluara.
Ndoshta shumë prej jush do e keni harruar se me çfarë shkaku Edi Rama pranoi të dilte nga çadra dhe të ndërpriste grevën e urisë. Ju lutem, të nderuar lexues, vetëpërmbahuni se mos pësoni infarkt nga e qeshura; Edi Rama doli nga çadra vetëm sepse kryeministri Sali Berisha pranoi të hante një darkë më të në restorant “Krokodili”, në praninë edhe të dy përfaqësuesve të BE-së. Edhe në këtë moment e kam përpara syve se si Edi Rama, për dhjetë minuta rresht aty në çadër e mbështeti kokën në supin e kryetarit të grevës së urisë, Fatmir Xhafaj, dhe ashtu përqafuar e falënderonte pa pushim. Kjo ka ndodhur vetëm 7 vjet më parë, por për atë kohë, fakti që kryeministri Berisha pranonte të hante darkë me liderin e opozitës konsiderohej prej saj një fitore e jashtëzakonshme me përmasa historike. Kaq ishin pretendimet e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste atëherë, vetëm që kryeministri i kohët t’i takonte pasi kish refuzuar ta bënte këtë për gati 3 javë të grevës. Edhe për vetë Sali Berishën ky ishte një lëshim dhe nder shumë i madh që i bëhej opozitës, sepse për të opozita dhe lideri i saj ishin diçka e pavlerë që as duheshin begenisur. Dhe, pasi doli nga çadra dhe hëngrën darkën e “Krokodilit”, ku Berisha nuk pranoi assesi të hapte kutitë, e dini çfarë arriti Rama nga ai takim? Zero rezultat, sepse Berisha me t’u kthyer në Shqipëri urdhëroi KQZ-në t’i digjte fletët e votimit dhe kjo e fundit e zbatoi urdhrin duke e kryer djegien me benzinë të fletëve, drejtpërdrejt në televizion.
Djegia e atyre fletëve praktikisht i dha të drejtë Edi Ramës të pretendonte se nuk i kish humbur zgjedhjet, por Berisha nuk ia dha mundësinë t’i dokumentonte. Berisha nuk e pranoi hapjen e kutive sepse nuk kishte besim se ishte kryer një proces i pastër, se mos diku do ishte njollosur procesi e kësisoj hidheshin në erë vetë zgjedhjet. Kjo është frika e atij që e ka mizën nën kësulë dhe e di që procesi nuk ka qenë i drejtë. Pavarësisht këtyre, Edi Rama hyri në zgjedhjet e viteve 2011 e 2013 dhe e mundi Berishën. Kurse sot Rama i ka afruar kaq shumë mundësi kontrolli e transparence opozitës, sepse është i qetë dhe i sigurt në fitoren e tij. E mbi të gjitha, se është i vendosur për të bërë një proces të pastër e të ndershëm, për të marrë vetëm ato vota që i takojnë, pa i hyrë në hak asnjë partie tjetër.
Si përfundim dua të theksoj se mjafton të krahasojmë se me çfarë oferte dilte atëherë nga çadra Edi Rama, dhe me çfarë ofertash nuk del sot prej çadre Lulzim Basha, për të parë se sa vite dritë janë larg njëri – tjetrit Rama me Bashën. Do mjaftojë qoftë edhe gatishmëria e Edi Ramës për të lëshuar pushtet vetëm që opozita të ndjehet e sigurt në procesin zgjedhor, duke e krahasuar këtë me çfarë merrte opozita e dikurshme, për t’u bindur përfundimisht se Edi Rama është kryeministri që i duhet këtij vendi. Është kryeministri i përgjegjshëm që bëri çmos deri në sekondën e fundit që të mos e linte opozitën jashtë zgjedhjeve. Në fund të fundit, i dha shansin e artë ta kapte fatin prej brirësh që të mos vetë shkatërrohej…
E ke gabim, zoti Ketro, shejtan-budallai Basha dhe dhe ustai i tij makiaveli shpellar Berisha, realisht nuk kërkojnë ato që thonë me zë të lartë, por thjesht duan të destabilizojnë vëndin për të shpëtuar lëkurën dhe Familen (jo familjen) e tyre mafioze… Këtu jemi dhe do të shohim sa malokë (jo malësorë) injorantë ka Shqipëria, që t’u shkojnë pas (si cjapi tek kasapi) për një pesëmijshe dhe për “bajrakun”…!
Demin per briresh e ka kapur Rama o manall,per mos ti dhene asnje shans PD.
Veteasgjesimi I mundshem eshte goli qe arriti Lully me Salehun per kete organizem ne degradim
Mjaft na lodhet me perralla pa lezet e genjeshtra qe dhe vete e dini qe ska kush ti besoje !
Basha e Saliu po çojne vendin ne krize vetem per te shpetuar Saliu e familja e tije nga Reforma ne Drejtesi.
Saliu kerkon qe nderkombetaret ti japin garanci se Ai dhe femijet e tije nuk do gjykohen kurre.
Ai po i ben presion me destabilitet nderkombetarve.
Ata e njohin mire se kush eshte e se çka ne koke por kesaj rradhe i ka ardh fundi e do te çohet para drejtesise.
Nje BRAVO, te madhe Altin,shkurt,qarte dhe shum i sakte,flm.
?
Shume dakort me ju zoti Ketro…por kety nuk behet fjale per politikane opozit. DIHET FARE MIRE TASHME QE KETO JANE NJE DORE KRIMINELESH DHE HAJDUTESH, ABUZUES DHE TE KORRUPTUAR QE NUK E KANE IDENE E POLITIKES DHE ME PAFTESINE E TYRE DERI NE QESHARAKE E KATANDISEN SHQIPERINE NE NJE RRUMPALLE 26 VJECARE. Kriza e tyre ESHTE VETEM DHE VETEM PANIKU DHE HEDHJE NE SULM PER TE MBROJTUR BYTHEN E TYRE NGA SISTEMI I RI I DREJTESISE QE PO AFROHET ME SHPEJTESI DHE CDO PERPJEKJE E KTYRE ANTISHQIPTAREVE BEHET PER TE PENGUER DHEZGJATUR SA ME SHUME MOS VOTIMIN E VETTING-ut.
Politika Berishjane ka qene kurdohere ne nivelin e mashtruesve ordiner. Por anal-istet Bushati, Shkullaku, Bejtja, e kompani e kane quajtur Berishen nje politikan te madh per cdo poshtersi qe bente. Ata kane luftuar te bindin miletin se tja hedhesh tjetrit eshte nje e drejte vetem e Berishes dhe e askujt tjeter. Pra Berisha ishte dhe eshte nje politikan I madh per dy arsye:1) per arsyen e thjeshte se krahasohet me Paloken, Ristanin, Noken e kompani dhe 2) per faktin se eshte I paskrupullt deri ne paturpsi.
Tani qe komuniteti nderkombetar dhe Rama po e sulmojne me armen e tij, ai ka ngelur si peshku pa uje dhe qan si femijet e llastuar per kete qe I kane bere.
Une shkova per te bere siguracionin e makines dhe e gjeta me oferte mjafte te ulet, por per disa arsye qe mund ti kisha kapercyer shume lehte, e shtyva per disa dite. Kur shkoj pas nje jave, cmimi kishte kaperxyer dhjetra mijra lek me teper. Mbeta si peshku pa uje dhe mallkoja vehten pse nuk e bera ate dite qe oferta ishte e ulet. Kjo e gjeti dhe Lulezim Bashen , por sidomos tutorin e tij Berisha.
Ne Kavaje Berisha do e haje me keq dhe do bjere si derri ne thes, po qe se perdor dhune. Rama dhe nderkombetaret do e shtyjne artificialisht drejt dhunes per ta bere fajtor me pas. Kete radhe ka per ta ngrene keq po nuk I thirri arsyes.
Eshte koordinim rudo-serbo-grek.
Te lumt Altin.Ke bere nje shkrim te shkelqyer.Kete shkrim e vleresojne progresistet,dhe jo ata te pd-ke qe kane ngelur akoma te ura e qabese.Eshte e vertete,se, ato leshime qe i beri Rama pd-ke,Berishes dhe Bashes,nuk ka ndodhur as ne nje vend te botes.Edi Rama,eshte treguar shume tolerant,dhe me nje shpirte te paster,qe opozita te futej ne zgjedhje.Por Berisha dhe Basha,jane injorant,kriminel,dhe mosmirenjohes.S’ka gje,per koken e tyre e kane.
Z. Ketro!
Nuk jane zgjedhjet, nuk eshte kanabis sativa, dhe asghje tjeter qe e pengojne PD te hyje ne zgjedhje.
Jo, nuk jane keto. Ajo qe nuk do PD, eshte te mos i jepet Shqiperise mundesia e fillimit te negociatave me BE, dhe per te penguar kete kerkon destabilizimin e vendit, pra ta mbaje Shqiperine larg influences se BE, Amerikes dhe Gjermanise ne vecanti, dhe per t’i krijuar hapsira influence ne Shqiperi Rusise dhe Serbise. Te tjerat jane te kota! Dhe kete sapo e lexova ne nje artikul tuajin me Titull: Berisha dhe Basha tmerrohen per hapjen e negociatave me BE.
Por kujdes! Serbo-ruso spunet (Berisha dhe Basha), kane planifikuar perplasje me arme ne kavaje dhe kete mos e merrni me lehtesi.
Nuk dihet sa do te jete ne gjendje ta bejne, por kete e kane ne plan dhe per kete kane pergatitur edhe njerezit e duhur.
Poshte tradhetaret e Shqiperise dhe dhe te kombit shqiptar!