Familja Tasellari prej vitesh jeton në qytetin e Pogradecit, ku pranë vijës liqenore trashëgon brez pas brezi një banesëtë vogël me një oborr prej 115 metrash katrorë.
Kjo pronë e poseduar prej tyre sipas të gjitha vendimeve gjyqësore, do të shndërrohej në një “mollë sherri”. Për 22 vite ata do të gjenden në një konflikt serioz me familjen Vançi që banon shumë afër tyre.
Zanafilla e rrugëtimit të përplasjes gjyqësore, verbale dhe fizike zë fill prej vitit 1995, kohë kur familja Vançi e regjistron në emër të saj pronën pranë hipotekës.
Menjëherë pasi u vunë në dijeni të kësaj lëvizje, Tasellarët depozituan në gjykatën e Shkallës së Parë, Pogradec një ankesë lidhur me ngjarjen, për të kërkuarlegjitimisht pronën.
Kalvari i gjatë i gjyqeve që nis prej vitit 1995 deri në vitin 2009, i kthehu pronën edhe njëherë familjes Tasellari.
Sipas të gjitha vendimeve të gjykatave të marra nga Shkalla e parë, Shkalla e dytë dhe Shkalla e tretë, prona i përket Tasellarëve.
Por pavarësisht dokumentacionit të lëshuara nga organet e gjyqësorit, historia e padrejtësisë së pretenduar fillon në momentin kur në skenë të ngjarjeve vjen vëllai i kryetarit të Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri, GileKapri. Mësohet se ky i fundit është dhëndër i familjes Vançi.
Duke përdorur pushtetin e të vëllait ai ka ndëryrë në institucionet e Pogradecit duke i marrë pronën.
“TemA” ka hulumtuar rreth kësaj çështje duke marrë nga institucionet të gjithë materialin e nevojshëm i cili vërteton shkeljet flagrante që janë bërë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (hipoteka), Pogradec.
Denoncimi
Tre fëmijët e familjes Tasellari, Shpresa, Iliri dhe Ariani i drejtohen redaksisë së gazetës “TemA” për të denoncuar publikisht shtetasin Gile Kapri. Ata e konsiderojnë atë si autorin e të gjitha shkeljeve të kryera ndaj tyre duke e cilësuar si më të pushtetshëm se i vëllai i tij që është kryetar bashkie.
Shpresa deklaron se Gile Kaprika mësyrë disa herë në banesën e tyre duke i shantazhuar, kërcenuar dhe dhunuar fizikisht që të tërhiqen nga prona.
“Gile Kapri na ka shkatërruar jetën pasi po jetojmë me frikë. Rreziku që na vjen nga ky njeri ccdo ditë bëhet edhe më i lartë. Sipas të gjitha vendimeve gjyqësore që unë po ju ve në dispozicion, prona është e jona.
Ndërkohë ky, ndërhyn mes qindra formash për të na e grabitur. Nuk dinim se ku të drejtohemi pasi zotëria në fjalë, duke përdorur pushtetin e kryetarit të Bashkisë Eduart Kapri, i ka mbyllur gojën të gjitha organeve ku ne ankohemi. Ata kanë ndërhyrë dhe i kanë korruptuar edhe avokatët tanë,” shprehet Shpresa.
Ndërkohë Ilir Tasellari, rendit disa nga rastet kur Kapri ka mësyrë në banesën e tyre duke adresuar kërcenime të forta dhe duke u përleshur fizikisht me ta.
“Ai erdhi në mes të oborrit dhe tha papritur se kjo është prona e tij. Me vete kishte marrë edhe një person tjetër për të na trembur. U terrorizuam nga sjellja që shfaqi, pasi artikulonte kërcenime, fyerje dhe shantazhe të shumta ndaj nesh.
Kapri dhe shoku i tij, na u sulen duke na goditur fizikisht. Unë dhe vëllai u dëmtuam mjaft rëndë, ndërsa motra dëmtime të lehta. Nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia, ngjarja do të kishte përfunduar me pasoja fatale,” tregon Ilir Tasellari, cili sot ndjehet mjaft i lodhur psikologjikisht nga heshtja e institucioneve.
Në rrëfimin e tyre ata denoncojnë edhe një rast flagrant kur Kapri ka shkuar më tej duke ndërhyrë në organet e drejtësisë për ta kaluar çështjen në favor të familjes tjetër pas të cilës fshihet vetë ai.
Denoncuesi, tjetër Arjan Tasellari përmend edhe disa gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Korçë, të cilët kanë urdhëruar prishjen e një ndërtese që familja pati ndërtuar në oborr.
“Edhe pse ne kishim fituar çështjen, në Shkallën e Parë dhe në Shkallën e Dytë, gjykata e Apelit Korçë, e udhëzuar nga GileKapri mori një të një anshëm kundra nesh. Gjyqëtarët Sotiraq Lubonja, Anerti Kasuli dhe NeribanMullaj nuk përllogaritën vendimet e tjera dhe i kaluan pronën fqinjëve. Pas kësaj, ne ju drejtuam Gjykatës së Lartë e cila vendosi përfundimisht që prona të jetë e jona,” rrëfen Arjani për “TemA”.
(Për prishjen e godinës theksojmë se familja nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.)
Ironia dhe çmenduria
Edhe pse Gjykata e Lartë dha vendimin final duke e kaluar çështjen përfundimisht në favor të familjes Tasellari, institucionet e Pogradecit e patën të vështirë ta zbatojnë atë.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të këtij qyteti, nën drejtimin e Nexhip Shkullakut, pasi u njoh me vendimin nuk e zbatoi atë. Hipoteka pajis me certifikatë pronësie personat që ishin humbës të gjyqit.
“Nexhip Shkullaku, ish-drejtor i hipotekës bën padrejtësinë më të madhe dhe shkeljen më të madhe të ligjit duke i dhënë pronën humbësit të gjyqit. Ai duke zbatuar urdhërat e Gile Kaprit dhe jo të organeve të drejtësisë nuk na jep pronën,” deklaron familja Tasellari.
Por menjëherë pasi hipoteka merr këtë vendim, pala tjetër nxiton të shesë pronën.
Sot, 115 metrat katrorë pranë vijës liqenore nuk janë më as të njërës palë dhe as të palës tjetër.
Sipas denoncuesve, në shkelje të plotë me ligjin prona ka një pronar të ri edhe pse vendimet e gjykatave flasin ndryshe.
Të lodhur nga pin-pongu i organeve të drejtësisë sot familja Tasellari kërkon që e vërteta të vihet në vend. Sot ata gjenden pa force për të marrë dokumentacionin e pronës së tyre.
“Shteti nuk ka funksionar. Bajraktari i Pogradecit (vëllai i kryetarit të bashkisë) na ka plaçkitur pronën dhe të drejtat tona. Kur institucionet e Pogradecit nuk respektojnë vendimet e gjykatave, si mund të dëgjojnë ankesën tone?! Prokuroria ka vite që nuk reflekton edhe pse çështjen e ka mbi tryezë. Nuk kemi më forcë pasi Gile Kapri është shndërruar në një rrezik serioz jo vetëm për ne por për gjithë qytetin,” shprehet familja Tasellari.
Edhe pse të pashpresë, Tasellarët apelojnë ndaj qeverisë që të vendosë në lëvizje mekanizmat e tij. Ata nuk kërkojnë zbardhjen e të vërtetës pasi ajo tashmë është zbardhur nga organet gjyqësore, ata kërkojnë thjesht vendosjen në vend të drejtësisë.
Ky eshte modili i Republikes se RE te Lul Sali BAshes?
Apo mos eshte modeli i Lulit kryetar Bashkie i Tiranes – modeli i Republikes se Gjumit?
E sa prona ka grabitur Gile koke kuqi me ndimen e te majteve e te djathteve sbehen hesap. Shekoni ndertimit e pallateve qe ka bere ne vite ne Pogradec dhe kush qendron pas tij. Se nuk kish kellqe Gile kokekuqi te bente te tilla nje b… grisur tani miloner dhe trim se ka mbeshtetje politike nga te dy krahet dhe te drejtesise te koruptuar si dhe ndimen e te vellait k/bashkise Eduard Kaprit socialdemokratit (psd) tani(pd) tdemokrat.
gile kok kuqi eshte nje funderine nje kriminel qe te gjitha pasirite i ka vene me kercenime me mashtrime ky bandit me artan shkembin me lilin e rrushkes me qypin ldi llapen ishin nje bande qe kane bere 99 dhe tashi ju ka hyre sheri vafshin ne djall kta funderin qe kane 25 vjet qe sbie qetsi pogradeci nga kta funderin qe henshin kokat
po mone cites si takon gje toke
SHikoni , histori me lubonja e shkullak , jan si fis e farefis te degjenerum , kta e bejn te ter rremujen , shikoni dhe ktu lubonja e shkullaku i bejn shkeljet e ligjit jan llum si fis me duket llogjika ktu te çon . prandaj sot luftojn me mish e me shpirt vetingun kta mostra duke ber si qent mbas saliut , se si farefis jan antishtet dhe shkelsa , ligji ja fakti.
Kur te erdhi ne mes te oborit nuk u fute plumbin kokes dhe le ta gezonin pronen pastaj.
Eshte vazhda e Sali Grabiqarit te shtetit.
Kyeshte edhe modeli i rilindjes
Atp eshte e korruptuare