Koço Kokëdhima, karriera politike e të cilit me shumë mundësi ka përfunduar, thotë se synon që të bëhet kryeministri i shqiptarëve.
Kokëdhima u shpreh se për ta bërë Shqipërinë që duan të gjithë shqiptarët ai do të synojë të jetë së afërmi kryeministër:
“Unë dua të bëhem kryeministri juaj në të arthmen e afërt për të kryer ato vepra që sot ju duken ëndrra dhe iluzione, por që nesër do të jenë realitet po të udhëhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: ndershmëria, atdhedashuria dhe profesionalizmi”.
Gjatë një takimi në Pogradec, ai deklaroi se partia e tij nuk do të futet në zgjedhje parlamentare me sistemin aktual zgjedhor.
“ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse. “Zgjidhja” nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën.
“Zgjidhja” nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. “Zgjidhja” do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha.
Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem. Ne nuk do t’ia besojmë kurrë numërimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-së”, u shpreh Kokëdhima përpara të pranishmëve.
Duke komentuar anulimin e zgjedhjeve të parashikuar në Kavajë të dielën, Kokëdhima tha se ai e kishte paralajmëruar këtë.
“Disa herë kam deklaruar se zgjedhjet e 7 majit, dhe bashkë me to edhe zgjedhjet e 18 qershorit, janë hedhur në erë. Nëse zgjedhjet e 18 qershorit do të imagjinoheshin pa opozitën, qeveritarët e Tiranës duhet ta dinë se vendi do të destabilizohet dhe do kthehet në kohën kur bandat do dilnin rrugëve. Të gjitha projeksionet ekonomike për 2017 dhe për vitet që vinë do të përmbysen. Nga një situatë e tillë do të përfitonin ata që duan destabilizimin e Shqipërisë, armiqtë e saj dhe bota e krimit dhe kriminelëve të të gjitha llojeve”-u shpreh drejtuesi i partisë “Zgjidhja”.
Kokëdhima akuzoi Ramën se është përpjekur të fshehë e të mohojë të vërtetën e krizës së thellë dhe të shumëfishtë që ka përfshirë vendin tonë.
“Ai u përpoq të manipulojë opinionin e brendshëm dhe t’u hedhë hi syve partnerëve ndërkombëtarë vetëm e vetëm për të mos bërë reformën zgjedhore, liberalizimin e tregut elektoral dhe pastrimin perfundimtar të zgjedhjeve, vetëm e vetëm për të mbajtur në këmbë zgjedhjet e manipuluara dhe pa standarde”.
Nuk e lexova te gjithe shkrimin,vetem fillimin,Kocon e njohe pak,nuk ka nevoj per me shume per te kuptuar se ke te beshe me nje karagjoze dhe maskara,ai rendit tre gjera,pikerisht ato qe nuk ka.
Ha ha ha ha ha, how Koke bosh?
Neqoftese ti arrin te besh realitet endrren tende me sy hapur, endrrat dhe deshirat e shqiptareve ti nuk i ke per gje fare. ?
Koço thirri mëndjes
Do harxhosh paratë
Dhe po të mbaruan
Të vun’ drunë gratë.
Na ke çarë bithën
Se ke shum’ Arritje
Mjaft më u zhgërreve
Not në Koçollitje.
Po shtohen si kërpudhat pas shiut ata që shohin ëndrra për t’u bërë kryeministër. Gjynah që Koqoja u kujtua kaq von dhe është i fundit i listës së vullnetarëve për këtë sakrificë.
Ti kryeminister dhe zv kryeminister Sidrit Danaj
o koco na ha hellin…
C’na ka gjete ne shqiptareve. Duan te behen te gjithe kryeministra. Koco, ke qene djale i zgjuar ne Universitet. What happened? Deliri i madheshtise?
Nga java qe vjen. Ha,ha,ha.
Te quheshe Koco Kokzgjuari eh hajde de, por ti quhesh Koco Kok -dhime, e me vjen keq ,nuk ke shans per KM, jo se quhesh por ie komple t i dhier nga kembet deri tek koka .as
P…dha e madhe çan breket e veta!
Botoni komentin tim,moderator…
Pidh te semes, shprehja me e cuditeshme ne historine moderne te politikes:
– Liberalizimi i merkatos elektorale.
Kam degjuar per merkaton e mish peshkut , fruta perime dhe deri tek merkaton e futbollit, por..
per liberalizimin e merkatos elektorale hera e pare.
Hajde Koqidh na prallis ca, sa do veje kilja e trangullit dhe kungullit electoral.
Shqipetaret kerkojne qe ne shtyllat perberse te shtetit te kete njerez fisnike, serioze e te pergjegjshem ky psonis me torbe ne krah ne merkaton e prasit.