Balla: PD nuk diti të qeverisë 8 vjet, sot përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në ’97

11 Maj 2017, 16:59Politika TEMA

“Askush nuk mund të tentojë t’i heqë popullit të drejtën e votës. PD është një parti që mirë që nuk diti të qeverisë 8 vjet, por nuk diti të bëjë asnjë ditë opozitë.
Një parti që bojkotoi Parlamentin e Shqipërisë, kur duhej të votoheshin Komisionet e Vettingut. Qeveria teknike, është armiku më i madh i vendeve të punës. Qeveritë teknike s’i bëjnë asnjëherë mirë vendit të tyre,”
Kështu është shprehur  drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla.

Ai ishte sot i pranishëm në Papër në një bashkëbisedim me banorët e zonës  ku foli edhe për animimin e opozitës në Kolegjin Zgjedhor për çregjistrimin e kandidatëve.

Balla siguroi edhe një herë të pranishmit se askush nuk mund t’ia heqë popullit të drejtën e votës, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u përfaqësuar në Parlament.

Sipas tij, gjithë kjo përpjekje e PD për ta zhytur Shqipërinë në një krizë, për ta kthyer Shqipërinë në vitet e errëta ’97, nuk duhet të gjejë përkrahje nga asnjë banor.

“Të kërkosh qeveri teknike ndërkohë që ti sot përfaqëson më pak se 30% të popullit shqiptar me votat që ke marrë! Hyr në zgjedhje dhe nëse merr 50% plus 1 votë, merre qeverinë, drejtoje”, nëvizoi Balla.

Balla u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke u shprehur se Partia Demokratike nuk e do Vettingun pasi eksponentët e saj kanë frikë reformën në sistemin gjyqësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje