Bylykbashi replikon me Denar Bibën: Shut up (!) Janë plotësuar të gjitha kushtet o ‘neni Biba’

11 Maj 2017, 15:59Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka cilësuar si të pabaza dhe të motivuara politikisht deklaratat e kryetarit të KQZ, Denar Biba, se padia e PAA-së për datën e zgjedhjeve të 18 qershorit nuk ka asnjë vlerë.

“Pandi Majko do te thoshte: Shut up!!!

Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. Me ç’nuk e kemi degjuar deri me sot, teori pas teorish, se si afati nuk eshte afat e plot doktrinlleqe qe ne 20 vitet e fundit as KQZ, as ata qe kane hartuar Kodin nder vite (dhe jane nje numer ekspertesh me reputacion), dhebas ata qe e kane zbatuar, nuk ikishin degjuar ndonjehere!

Pasi cuditi dynjane duke na shpjeguar sesi periudha 49 dite eshte e barabarte me 50 dite, sot po na shpjegoka sesi nje parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!

Une e kuptoj z. Biba qe nga zelli politik thote e keput ç’te mundet qe te ndihmoje partine e tij. Madje z. Biba ne 2013 braktisi detyren e antarit te KQZ me urdher partie. Kete e mbajne mend te gjithe. Ndaj nuk çuditem.

PAA eshte subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedures se percaktuar nga neni 64. Pike! Pra eshte subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka te gjitha te drejtat ankimore qe i jep ky Kod! Te kerceje perpjete Kryetari Biba”, shkruan Bylykbashi.

“Te lexoje me poshte z. Biba dhe po gjeti liste shumeemerore si kerkese per regjistrim subjekti, do ta quajme Neni Biba.

Neni 64*

Regjistrimi i partive politike në zgjedhje

1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;

b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;

c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

ç) specimenin e vulës së partisë;

d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe

dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

Kaq duhet dhe PAA e ka bere kete dhe eshte regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar te jete, edhe po t’i bashkohet ndonje koleg qe me akt normativ ndryshon Kushtetuten, nuk e ndryshon dot Kodin.

Nje shpjegim i thjeshte: nje parti e regjistruar nga KQZ eshte subjekt zgjedhor dhe ka te drejta ankimore deri ne fund. Por nese nuk ka liste, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet ne fleten e votimit qe eshte akti permbylles per votimin. E kuptove! Apo duhet derrase e zeze?

Per dijeni te Z. Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 antare dhe vendos kolegjialisht.

Por z. Biba ka marre dhe huqin qe te beje edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bej aq pune sa te kane lene me ligj per te bere! Mjaft dhe intervista!

Ndaj jam shume dakord me kolegun Pandi! Njesoj si ate dite ne Komision te Ligjeve”, vijon ai.

7 komente në “Bylykbashi replikon me Denar Bibën: Shut up (!) Janë plotësuar të gjitha kushtet o ‘neni Biba’”

  1. Geri NYC says:

    Ky eshte kamikazi i PD-se,kamikazet nuk dine se cfare thone se nuk ju punon truni mire.

  2. Ceni nga Bostoni says:

    ore …Biba thote se PAA eshte CREGJISTRUAR nga zgjedhjet dhe NUK KA PARAQITUR LISTE KANDIDATESH….nje sportist qe nuk mer pjese ne gare nuk mund te kerkoje asgje nga arbitazhi…lerini ato SHUTT UP , se nuk jane per fjalorin tuaj

  3. Ballabani brenda cadres says:

    Po nese nuk ka liste,perse ankohet per pranimet e listes nga KQZ-ja?Cfare pune i prish lista kesaj partie,e cila nuk e ka emrin ne listen e votimit?
    Une e kuptoj hallin tuaj,Bylyk-bash,por PAA,ka te drejte te ankohet vetem per mbrojtjen e saj,perndryshe kam frike se do beje ankese edhe per heqjen e emrit tim nga lista,sepse mbase nuk i pelqej une.Te drejte ankese kane vetem ata qe kane lista emerore dhe duan te mbrojne te drejtat e tyre.C’pune ka kjo me listen?Le te ankohen partite qe kane te bejne me listat e kandidateve…

  4. qelbesiri nga durresi says:

    o bylykbash, po i ngjan nje goreje ne pozicion virgjerie. sipas psikologeve me fame boterore, nga pikepamja antropologjike, sa me e madhe te jete afersia e syve me vetullat aq me poshtersisht i poshter eshte nje njeri. te gjitha gafat juridike te deritanishme te PD-se jane te tilla pasi kane marre per etalon mendjen tende thjeshtesisht dhe sferikisht idiote dhe po mori mendjen tende serish me mut do te shkoje dhe me shume ere do te mbaje si durresi yt qe qelbet dimer vere tash 100 vite. mos dil me se na e shpajfe or taj!

  5. durrcaku says:

    ej, o bylyk (ba_h),
    po te vjen keq per kushtetuten eeeeeee !!!!!
    te vjen keq per kodin eeeee ! me demek e ke shkruar ti … e ke dhjere dhe e di dhe vete. cdo gje qe ze me dore dhe ne goje mullar e ben !
    mos fol me se na e shpalle !
    aaa se harrova … me demek po sulmon biben … eeeeeee …. nuk e ha njeri !

  6. cuni i ish sekretares se partise says:

    o oerd,

    po per ata 6 mujoret e tu ne KQZ ke ndonje gje per te ne thene, meqe ra fjala, apo per ate mjelsen, apo ai tjetri pa shkolle fare. merru me te tute. bej sikur ben ndonje reforme se edhe reformen ne drejtesi qe duhej i kalove tangent. Ku ke katandisur oo PD. pak djem e vajza me shkolle keni, por duhet te mbani keta fytyra te urryera ….!!!!!

  7. Besoj says:

    Me gomar se ky bylikbashi nuk gjendet ne bote. I paafte dhe sahanlepires I kudondodhur. Armik I betuar I Reformes ne Drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje