Si të mos mjaftonin problemet e linjave ajrore amerikane kohët e fundit, një tjetër episod dhune është regjistruar në një nga avionët e linjës Southwest Airlines.
Aeroplani sapo ishte ulur në pistë, kur dy pasagjerë kanë nisur të zihen dhe të godasin me grushte njëri tjetrin.
Është dashur ndërhyrja e stafit të linjës ajrore dhe pasagjerëve të tjerë, për t’i ndarë.