VIDEO/ Sulmohet në Beograd filozofi francez Bernard-Henri Levy, i cili përkrahu sulmet e NATO-s

11 Maj 2017, 09:49Rajoni TEMA

Bernard-Henri Levy, njëri prej filozofëve më të njohur francez dhe aktivist për të drejtat e njeriut, është atakuar të mërkurën gjatë festivalit të filmit dokumentar në Beograd, Beldocs. Një incident më të madh e kanë penguar kameramanët dhe disa shikues. Levy u godit me tortë në fytyrë.

Nën thirrjet «Vrasës shporru nga Beogradi» dhe «Ky horr është angazhuar për bombardimin e Jugosllavisë tetë vjet para ndërhyrjes së NATO-s»: me këto thirrje tre të vetëquajtur majtistë ndërprenë fjalimin e Levyit në Sallën e Qendrës Kulturore, pas prezantimit të filmit të tij Peshmerga. Një i ri tjetër, i ashtuquajtur majtist, mbante në duar një pankartë me shënimin «Bernard Levy përkrah vrasjet imperialiste».

Levy e quajti sulmin ndaj tij akt fashist. Ai tha se Serbia nuk paskësh ndryshuar siç kanë shpresuar miqtë e saj. «Demokracia ende nuk ka fituar në Beograd. Nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën të gjithë në këtë qytet. Rroftë Europa dhe Serbia demokratike në Bashkimin Europian. Jam krenar që sot para jush mbroj trashëgiminë e antifashizmit në Europë». Levy për herë të fundit ka qenë në Beograd para 20 vitesh kur prezantoi filmin e tij Bosna.

1 komente në “VIDEO/ Sulmohet në Beograd filozofi francez Bernard-Henri Levy, i cili përkrahu sulmet e NATO-s”

  1. Mazllëmi says:

    “Fashistoidi” francez, lëpirës i kapitalit, nën petkun e “filozofit demokrat”, që përkrah agresionet e Evropës kundër vëndeve sovrane… (shikoni Serbi, Libi, Siri, Irak etj.etj) Shumë mirë ja bënë…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje