Një helikopter nuk ka mundur që të ulej në kuvertën e një superjahti 25 mln dollarësh në një ishull në Norvegji, duke përfunduar në det dhe si pasojë u lënduan 3 shtetas britanikë.
Fotografitë tregojnë helikopterin 1 mln dollarësh që pak sekonda pasi të fluturonte nga ishujt Shetland për t’u mbushur me karburant, një nga krahët e helikës së tij nuk funksionoi siç duhet duke bërë që ai të përfundojë në det.
Në momentin që ndodhi incidenti, në bord ndodheshin 3 persona të cilët u dërguan menjëherë në në spital.
Fatmirësisht apa nuk pesuan dëmtime serioze.