Përgjigje një shkrimi të Eleina Qiricit, deputete e PD, botuar në “Gazeta Shqiptare”
Nga Çerçiz Loloçi
Eleina Qirici, deputete demokrate ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për daljen e një force të re politike, “Sfida për Shqipërinë” që fatkeqësisht e shikon si fasadë të Partisë Socialiste dhe që sipas saj minon tërë ngrehinën demokratike të krijuar tashmë në Shqipëri pas viteve nëntëdhjetë.
Qënia e saj në Partinë Demokratike, jo atë të themeluar fill pas rrëzimit të diktaturës komuniste, por në atë aktuale nuk e bën vetvetiu më demokrate se pjestarë të tjerë të rreshtuar fillimisht në një lëvizje dhe pastaj në një forcë politike, që ka sy synim kryesor jo marrjen e pushtetit por demokratizimin e sistemit aktual dhe nxjerrjen në pension të partive të vjetra.
Pa asnjë ambicie për pushtet, pa premtuar vende pune, dhënie kioskash, privatizime të paligjshme, klientelizma, blerje mediash, por vetëm me synimin se ky vend mund të bëhet më i mirë me parti të reja dhe bashkëpjesëmarrje qytetare, kjo është kryesfida e “Sfidës për Shqipërinë”.
Një forcë politike, e re apo e vjetër qoftë, analizohet nga qëndrimet e saj publike dhe në kërë rast “Sfida për Shqipërinë” ka qenë e qartë: jo koalicion me asnjë parti të pozitës dhe opozitës, pra jo koalicion me PS-LSI, jo koalicion me PD dhe me asnjë parti parlamentare, që i konsideron përgjegjëse për gjendjen e krijuar në vend dhe për tensionin e pambaruar politik.
Madje koalicion nuk do të bëjë as edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që janë dekretuar në 18 qershor, por që një zot e di se kur mund të bëhen.
Zonja Qirici ndoshta mund të kishte si kryeshqetësim demokratizimin e partive politike dhe fillimisht të PD, si parti e shpresës dhe që bëri maft për ta futur Shqipërinë në familjen e madhe euro-atlantike, por këtë nuk e bën sepse gjendet përpara një realiteti tjetër. Vetë ajo nuk është zgjedhur në bazë të konkurrencës dhe meritokracisë, por sipas dëshirës së kryetarit të partisë. (Kryetari vulos, çvulos, nakatos, dreqos pa pyetur askënd, as kryesi, as forume dhe nuk i jep llogari askujt). Në forcën politike ku ajo bën pjesë ka ish-ministra dhe ish-deputetë, që kanë probleme me drejtësinë, që ricikohen nga një legjislaturë në tjetrën, që nuk japin kërkund llogari, aq më pak përpara elektoratit.
PD bëri në opozitë një luftë të parreshtur për dekriminalizimin, por mjerisht edhe në radhët e saj u gjendën syresh me rekorde kriminale. Dy-tri ditë më parë kreu aktual i PD pozoi me një ish deputet të PS, çka mund ta irritonte zonjë Qiricin sepse ‘i hidhte në erë’ edhe propagandën për republikën e re.
Madje PD duhet të ndihet e turpëruar që, për hir të pushtetit, ka në gjirin e vet përfaqësues të së majtës ekstreme, që kohë më parë deklaroheshin se do ta shkallmonin edhe me “kafka njerëzore” nga radhët e saj. Te “Sfida për Shqipërinë” ka një kryetar partie administrativ dhe secili kandidat për deputet është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë, ndërsa Gjergj Bojaxhi është zgjedhur përfaqësues i saj nëpërmjet votimit të fshehtë të anëtarsisë.
Po aq i rëndësishëm sa demokratizimi i partive politike, shqetësim për shqiptarët sot është kontrolli tërësor nga tri parti politike ku gjithçka ndërtohet në funksion të tyre dhe po prej tyre shfrytëzohen të gjitha pasuritë e kësaj shoqërie. Nuk ka asnjë vend europian ku partitë të jenë si çeta bashibozukësh, pa liri të brendshme, me kod zgjedhor që favorizon tre parti, me KQZ që ndahet mes tyre, me numërues dhe votues që bëhen kamikazë sepse pas këtij procesi kanë vendin të siguruar në administratën publike duke e bërë këtë të fundit triparcelore dhe duke rroposur miliona euro të BE dhe parnerëve ndërkombëtarë për profesionalizmin e saj.
Rinovimi i elitave është një normë demokratike në vendet perëndimore, por kjo nuk ndodh në partitë shqiptare, madje edhe te PD sepse edhe ajo është konceptuar si shpk, si diçka që nuk fitohet prej konkurrencës, por që trashëgohet. “Sfida për Shqipërinë” duke marrë shkas nga kjo gjendje mjerane në partitë politike ka vënë kufizim mandatesh për deputetë, ministra, kryeministër, kryeparlamentar dhe për të gjitha funksionet e tjera të larta.
PD sa ishte në pushtet, por edhe PS që është aktualisht, nuk kanë lejuar të kryhet asnjë referendum, si shprehje e vullnetit të qytetarëve, ndërsa “Sfida për Shqipërinë” ka propozuar një projektligj që e bën atë të mundur si për çështje lokale ashtu edhe për ato kombëtare.
PD kur ishte në pushtet dhe PS që është aktualisht kanë operuar me koncesione, që nuk kanë shkuar në lehtësim të shrëbimeve apo përfitimeve ndaj qytetarëve, por që kanë pasuruar një grup oligarkësh, edhe për këtë problematikë “Sfida për Shqipërinë” propozon një projektligj që e vë atë në bazë ligjore dhe që ka si synim kryesor përfitimin e qytetarëve.
Taktikisht zonja Qirici duhet ta dijë se kundërshtari kryesor i saj dhe i Partisë Demokratike është Partia Socialiste që ka sjellë kriminelët në pushtet, që ka kanabizuar gjithë vendin, që nuk respekton asnjë normë demokratike dhe që është përgjegjëse kryesore për këto katër vjetët e fundit. Me këto konstatime është dakort edhe “Sfida për Shqipërinë”, por nuk ka preferuar të bojkotojë proceset, por të luftojë duke marër pjesë në zgjedhje dhe duke i larguar me votë pushtete abuzive dhe korruptive që nisin qysh nga vitet nëntëdhjetë.
Bravo zoti Cerciz1 Po ku ta puptoje kjo zonja kete qe thua ti?Ajo di vetem te futet ne rresht,te zbatoje cfare i thone dhe te ngreje doren…
… edhe kembet! ?
Kjo ka hallin qe te rrije sa me rehate tek PD shih mbiemrin QI RI CIU CIU dhe hopa merr rrogen vetem prej ketij togfjalshi.Kjo ka te drejte se nuk do shkoje me tek hotel parlamenti qe flente gjume dhe merte rrogen vetem ne gjum.Kto nuk bejne as me mjel dhite e jo te beje ligje per ne.
Mero Baze duhet ti lere me shume vend zerit te partive te tilla si ajo e Bojaxhiut. Une tani e morra vesh se kjo parti quhet Sfida per Shqiperine. Vetem duke i dhene vend alternativave te reja politike mund te pastrohet politika shqiptare Sa vend i jepet kesaj partie psh apo asaj te Topit ap Blushit ne TV dhe masmedia ne pergjithesi? Ndonse keto parti kane elemente te mjaftueshem dhe me formim te qarte intelektual per nje ndryshim te situates ne Shqiperi, ato pengohen nga PS e PD qe kontrollojne e dominojne opinionin publik ne Shqiperi, pak a shume si ne kohen e monizmit.