Myftaraj, Liberalizmi dhe Vrasjenxitjet!

11 Maj 2017, 13:55Blog TEMA
Myftaraj, Liberalizmi dhe Vrasjenxitjet!

Xhemal Ahmeti

Hobbes, Locke, Bentham, Mill, Smith e deri tek Hayek do ta ndienin veten si paraardhësit e Al Kapones po t’i dëgjonin “liberalët” shqiptarë se si e konceptojnë “shprehjen e lirë”. E mbrojnë edhe nxitjen e ekzekutimit të tjetrit si shprehje të lirë dhe të papenalizueshme. Kështu bëjnë. Gjitha këto koncepte që janë baza e liberalizimit në esencë formulohen me synimin e shpërndarjes së lumturisë në mënyrë horizontale; pra nëpërmjet lirive të subjektit për tu shprehur, për të pasur, vetërealizuar të arrihet në sa më shumë qytetarë të lumtur brenda shoqërisë. Në vend të pushtetit të fortë, liberalizmi kërkon shtetin ligjor të bazuar në maksimën e vetë-përgjegjësisë: çdo njeri ka të drejtë të jetojë si të dojë vetë deri sa nuk rrezikun, lëndon lirinë e Tjetrit.

Në rastin e kontestit Kastriot Myftaraj dhe Vlahutin, Tjetra ishte kjo e fundit. I pari shpërdori lirinë e tij të shprehjes për të kërkuar, nxitur ekzekutimin e saj, vrasjen e saj. Myftaraj i burgos se reagoi shteti ligjor. Liberalizëm nuk është që nëpërmjet korrupsionit të kapish shtetin dhe në vend se t’i lumturosh tjerët o t’ua mbushësh trurin me kanabis o t’i frikësh me vdekjen sapo të dalin me mendime që rrezikojnë piramidat e mafive të ndryshme. John Maynard Keynes, për këtë arsye shkroi: The End of Laissez-Faire (1926), ngase liberalizmi u keqkuptua gjatë si vetëm mundësi për tregti që s’duhet të çante kokën as për shtetin, as për ligjet e as për barazinë sociale. Nëse ju liberalët thoni se Myftaraj ka bërë mirë me linçimin publik të dikujt tjetër, atëherë nuk mbroni shprehjen e lirë, liberalizmin edhe më hiç, por kriminalizoni ato. Përndryshe: Me këtë logjikë soldateska e Duçes e deri tek Goebbels thirrjet për masakrimin e hebrenjve i paskan bërë duke përdorur të drejtën e tyre të shprehjes së lirë. Edhe Hitleri kështu duhet ta ketë kuptuar liberalizmin kur shkroi “Mein Kampf” – shprehje e lirë e njeriut të lirë, pra. Nuk është kështu: thirrja për vrasjen e tjetrit është akt konkret me paramendim për eliminimin e tjetrit – e ndaluar me ligjet e çdo shteti normal.

5 komente në “Myftaraj, Liberalizmi dhe Vrasjenxitjet!”

  1. kombi says:

    Myftaraj ben keshtu se ka berishen.Ketu nuk ka shtet, as ligje. Keto nuk ndodhin kurre ne Europe.Duhet Reforma ne drejtesi ,duhet te zhduken Haxhi Qamilat e Babes.

  2. nord.al says:

    Kam patur njefare simpatie per Kastriotin , bazuar ne disa shkrime te tija, por me kete te fundit u zhgenjva plotesisht. Paskam lexuar dhe besuar nje psikopat qe tash e tutje nuk ia vlen as ti hedhesh syte shkrimeve te tija . Eshte kohe e humbur.

  3. koeficenti "s" says:

    nuk e di cfare niveli arsimor keni zoti Xhemal
    .
    por dhe ju vuani nga sindroma “farm animals”.

    Nqs se shoqeria shqiptare do reagonte me te njejten “koeficent”
    edhe me shprehjet e sali bishes..por dhe me aktet e tij naziskine
    atehere vicidolsi duhej te ishte ne burg te perjetshem..dhe duhej arrestuar ne flagarance qindra here..
    .
    Prandaj e quaj krim sjelljen e kastriot myftarajt ..por dhe keto ambasadoret jane bere te
    padurueshem me tolerimin qe po i bejne monstres berishe..
    .
    a thua jemi pushtuar nga keto ambasadore qe duken si dipllomate por veprojne si kolonele biznesi dhe berishen
    po e perdorin si gogol…
    .
    .

    .

  4. E REJA ,TIRANASE says:

    Myftaraj ,është zëri i Berishës!
    Pjesa më e madhe e Shqipëtarëve,e dinë këtë!
    Shpifja dhe kërcënimi,janē metoda e tij e punës !
    Vetingu do ta qerrojë nga jeta jonë!
    FARË E KEQE, qê e mbollëm vetë dhe s’po e shkulim dot! ?????? , do të na ndihmojë,të mos rritet më!!!

  5. ami says:

    Ti mo Xhemal dukesh me kilometro qe je turkoshak ndaj shko pastrohu njehere pastaj thuaji Mero B… te hape rrugen. Po ti je nje perzervativ i lodhur per nje gjeni si Kastriot Myftaraj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje