Prostituta shqiptare "skenar" për të grabitur klientët: Tutori më ka marrë peng, duhet të paguash 5 mijë euro. Ja si e prangos policia

12 Maj 2017, 17:47Kronika TEMA

“Tutori im më ka marrë peng, duhet të paguash 5 mijë euro përndryshe do të më bëjnë keq mua dhe fëmijës tim”.

Kjo ishte kërkesa për ndihmë që një prostitutë shqiptare 22-vjeçare i bëri një 40-vjeçari italian që u përpoq ta ndihmonte të lirohej nga tutori i saj pasi e kishte njohur disa muaj më parë.

Dje në mëngjes, italiani u nis me tren nga jugu i Italisë drejt Milanos për t’i dorëzuar paratë, e cila ishte e gjitha një skemë skemë për t’a zhvatur, shkruan La Repubblica.

Karabinierët italianë arrestuan 3 shtetas shqiptarë për pjesëmarrje në tentativën për zhvatje: 22-vjeçaren, të dashurin e saj 21-vjeçar, si dhe tezen  50-vjeçare me precedent penal.

40-vjeçari lajmëroi policinë ndërsa shkonte në Milano.

Ai i tregoi historinë policisë, por hetuesit i kërkuan kohë. Dhe pasi policia italiane zbuloi planin e tre shqiptarëve bëri të mundur arrestimin e tyre, si dhe shpëtimin e italianit nga rënia në grackë.

1 komente në “Prostituta shqiptare “skenar” për të grabitur klientët: Tutori më ka marrë peng, duhet të paguash 5 mijë euro. Ja si e prangos policia”

  1. preshevali says:

    I dashuri, tezja, e çojnë çikën te shkerdhehet për para.
    Babai dhunon te biën, burri shet gruan, vellau shet motrën e kshtu me rradhë,
    dhe ne duhet te bashkohemi ncncncncncnnncnc.

    Enveri dhe partia ju zhveshi nga vlerat e shqiptarit, dhe perveç gjuhës nuk na mbeti asgjë e perbashket,
    ne moral dhe sjellje jemi me te afert me gjermanët ( perendimor se ata lindor nuk dallojnë fort nga ju dhe shkiet e rusët)
    se sa me ju .
    Raftë një meteorit dhe u fundostë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje