Ka qysh të dielën e 7 majit, kur PS u tërhoq nga zgjedhjet e Kavajës, që Partia Demokratike po trumbeton me të madhe protestën e datës 13 maj. Brenda harkut kohor të 6 ditëve opozita po përpiqet të karikojë në maksimum mbështetësit e vet që të marrin pjesë masivisht në protestën e të shtunës. Shqetësimi që kaploi jo pak syresh nga ajo që mund të ndodhte të dielën e 7 majit, u zhvendos me vetëm 6 ditë në kohë. Tashmë e shtuna po konsiderohet si dita e kiametit, a thua se do përmbyset bota.
Nga vetë ajo çfarë deklarojnë me ulërima në çadër Berisha dhe Basha, të krijohet përshtypja se më datë 13 maj do bjerë qeveria. Por, kjo dyshe tregohet e “mëshirshme” dhe i jep mundësinë kryeministrit Rama që të reflektojë përpara kësaj date duke dhënë dorëheqjen. Pasi e akuzojnë për gjithfarëlloj krimesh, në fund i japin mundësinë që në rast tërheqje, ata do e amnistojnë Ramën për ç’ka bërë. Pra, i ofrojnë një lloj kompromisi alla shqiptarçe: na jep pushtetin e ne do të të kursejmë, demek s’do merremi me ty. Kjo duhet të jetë njëra nga mënyrat se si do funksionojë edhe Republika e Re e Lulit, shkurt “ReReL”.
Tjetër risi e ReReL-it është që të ngulisë tek njerëzit se në pushtet nuk vihet me vota, por me revolucion, me përmbysje, pra me akte që i imponojnë largimin qeverisë nëpërmjet dhunës. Një rast i ngjashëm është 14 shtatori i vitit 1998 ku e njëjta opozitë e sotme, duke shfrytëzuar momentin e ceremonialit mortor të Azem Hajdarit, sulmoi nga të katër anët institucionet qendrore të shtetit: kryeministrinë, kryesinë e Kuvendit, RTSH, etj. Teksa spikerja në shesh u kërkoi njerëzve të vijonin rrugën me trupin e Hajdarit për në varrezat e Sharrës nëpërmjet rrugës së “Kavajës”, drejtuesit e instruktuar të kortezhit devijuan rrugë dhe vazhduan marshimin në bulevard me pikëtakim kryeministrinë. Se ç’ndodhi më pas aty, ajo tashmë dihet.
Rasti i 14 shtatorit na tregon se ndonëse turmat anarkiste pëdëiste pushtuan institucionet qendrore, askush në botë s’ua njohu këtë ardhje të përkohshme në “pushtet”. Shteti atëherë u tërhoq përkohësisht, sepse skenari ishte për gjakderdhje masive. I njëjti skenar i dështuar i 14 shtatorit, dëshirohet shumë nga Berisha dhe Basha, për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta.
Pikëpyetja që ngrenë jo pa shqetësim shqiptarët është: çfarë do të ndodhë të shtunën; çfarë kanë kurdisur (në tunelin e tretë) Berisha e Basha? Ndonëse ata deklarohen publikisht se do të jetë protestë paqësore, ka mes rreshtash mesazhe të koduara se po e kërkojnë sherrin me zor. Ndonëse e shtuna është ditë pushimi, Berisha i kërkoi nga çadra Ramës që të rrinte në zyrë e ta ndiqte prej andej protestën. Kërkon pak a shumë situatën e 14 shtatorit kur qeveria ishte në mbledhje dhe Berisha e shfrytëzoi për të ndërsyer turmën e cila si qëllim nuk kishte muret dhe orenditë e kryeministrisë, por kokën e shefit të saj. Kjo më kujton rastin e fundit të Maqedonisë ku truma e instruktuar kishte si qëllim të godiste për vdekje kandidatin për kryeministër Zaev, dhe njërin prej liderëve shqiptarë Sela.
Kur vjen puna për të siguruar kokën dhe të ardhmen e vet politike, Sali Berisha është i papërmbajtshëm për të realizuar çdo lloj skenari. Edhe në demonstratën e 21 janarit 2011 kishte futur mes demonstruesve tipa të kamufluar të cilët kishin si synim që me veprime provokuese ndaj policisë, të nxisnin gjithë turmën për të reaguar dhunshëm ndaj saj. Është i pashoqi për këto lloj skenarësh, as nuk e ka sensin e tërheqjes kur ia vënë mbi tryezë si projekt realizimi.
Sa për pjesëmarrjen, nuk është për t’u impresionuar shumë, sepse fundja opozita i ka 600 mijë vota nga zgjedhjet e shkuara, pra ka mbështetës potencialë për të mbushur sheshet. Por, ajo që bën diferencën, ajo që tregon se cila është mbështetja reale, është kutia e votimit, aty ku secili prej nesh futet në atë hapësirën e fshehtë dhe zgjedh me vullnet të lirë se cila do të jetë shumica reale që mbështesin shqiptarët. Berisha dhe Basha nuk e dëshirojnë këtë formë demokratike të matjes së forcës, pasi janë të ndërgjegjshëm se e kanë të humbur davanë, prandaj po përpiqen me lloj lloj mënyrash që të imponojnë një tjetër zgjidhje, jo ligjore e destabilizuese, atë të forcës së rrugës.
Ajo që do kisha si apel për njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe për ata militantë që besojnë në një mrekulli që do sjellë ReReL-i që do themelohet të shtunën në çadër, është t’u them se: mos bini preh i epsheve për pushtet të Berishës dhe Bashës. I pari ka treguar se di të mbijetojë e të jetë ende në politikë edhe pasi u vranë mijëra shqiptarë për kolltukun e tij. I dyti pret që në gjurmët e atit shpirtëror, të ketë edhe ai të njëjtin fat. Kurse për ju që i besoni verbërisht atyre të dyve, u them se ata ju kanë lënë fatin e atyre mijërave që s’janë më midis nesh.
Dikur Kaçi i Zi donte t’jua thyente kafkat, por sot e keni midis jush; ish kryeministrit Nano deshët t’ia ngrinit lapidarin në kryeministri, por kur ju hyri në punë thanë se akuzat ndaj tij kanë qenë thjesht për politikë; ashtu sikurse deri dje ju zuri goja lesh duke thënë se e keqja e këtij vendi ishte dyshja Rama – Kokëdhima, por sot ky i fundit është bërë burrë i mirë. A ia vlen pra kjo sakrificë për Saliun dhe Lulin?! A ia vlen kur përvoja e deritanishme na ka treguar se, asgjë nuk është ashtu siç duket?
Jojo fare
Me mire ja vlen te rrish argat tek kanabisi, te paguash taksa e gjoba mbi te ardhurat personale e te biznesit, e te shohesh Ramen 24/24 duke u tallur me popullin me genjeshtra e duke shitur pordhe.
Jo vetem nuk ia vlen,i nderuari gazetar ,por eshte turp tu zesh emrin ne goje. Nuk ka patur enuk do ket njerez me te poshter ne kete Shqiperi se sa Sali Berisha dhe papagalli Lulzim,apo servili Fatmir Mediu e dhembe thyeri Arben Imami. Ta harroi Partia Republikane ,ne raste se egziston me si parti,pasi asnjehere nuk ka nxjerr deputet me forcat e saj ,por si bishte i PD, te mencurin Sabri Godo. Te pakten kur fliste i kishte lezet fjala e i zinte vend…. A me te vertet duhet sakrifikuar per strazimiret,Paloket ? Nuk e di a shkon Paloka me femijet te kendi i lodrave tek liqeni? PO koburja Strazimiri e i trashi nga trute Falamur Noka? A kane turp ata te persekutuar ,kur hyjne te bunkieri qe i vune zjarrin,i cili eshte me te vertet nje muze i mbrekullueshem per te mesuar te kaluaren 50 vjcare te ketij vendi ? A kini turp ju qe e quani veten demokrat ? Ja pra pse nuk duhet sakrifikuar per keta njerez,per keta kriminel,ku gjaku i 4 te vrareve me 21 janar u pikon ende nga majat e gishtrinjeve, ku degjohen ende te qarat dhe ulurimat e nenave,motrave ,baballareve ,pse jo e gjithe shqiptareve , per te vraret e Gerdecit ? Kaq te pa shpirte jane keta qe u shkojne nga mbrapa……. Po Europa e Amerika qe u ka treguar vendin ,nuk u beri pershtypje ketyre njerezve qe berrtasin per Europen? Turp! A me te vertet do behet republika e re me Kreshnik Spahiun ? O vdekje eja nje ore e me pare po ram ne dore te ketyre krimineleve ………