E shikoni se çfarë po duan t’i bëjnë vjedhësit Shqipërisë?
Dëshira dhe mundësia është raport i vështirë.
Kurse mundësia lind nga realiteti.
Vjedhësit nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar destabilitet, se nuk i lejon ky realitet shqiptar: është në forcë aleanca shqiptaro-amerikane… interes shumë i madh.
Çfarë është kjo që shohim si përgatitje?
Është shthurja mendore e frikës së skajshme të Sali Berishës që u ka bërë thirrje përkrahësve ta mbrojnë nga goditja penale.
Po kush është përkrahës?
Të vjedhurit e mjerë janë përkrahës dhe kërkojnë t’i sigurojnë vjedhësit gjënë e vjedhur prej tyre.
A ka shkrimtarë të humorit të zi në Shqipëri sot? Jo nuk ka. Por këtë komedi tragjike do ta shkruajnë – për këtë jam i bindur.
Po të tjerë përkrahës ka Saliu në këtë ndërrmarrje?
Po; janë vjedhësit bashkëpunëtorë të Saliut që kanë ende shpresë, por janë edhe ata të hordhisë ndihmuese që presin të fitojnë ndonjë gjë nga destabilizimi: domethënë që të vjedhin dyqanet e Tiranës…
Lodhen kot. Asgjë… nuk bëjnë dot gjë: janë të humbur.
Vjedhësit si rregull janë frikacakë. Revoltat e mëdha vinë si pasojë e shkeljes së të drejtave. Të revoltuarit kanë gjithmonë interes të drejtpërdrejtë.
“Të revoltuarit e Saliut” janë të tremburit e kapur me vjedhje që duan t’i shpëtojnë ndëshkimit.
E gjithë kjo, të çon në arsyen e asgjësë. Banda Berisha është e pashpresë. Dhe në rrethin e personave që do të goditën, është familja e tij.
Sigurisht, është e kuptueshme se ky është presioni i madh që i bëhet psikikës së tij. Por çdo gabim ka kosto: korrupsioni i paskrupullt Berisha, është kosto e rëndë që Saliu duhet ta paguajë në favor të shqiptarëve.
Nuk shpëtojnë dot. Amerikanët nuk i japin asnjë garanci pos asaj ligjore.
“Duhet të dorëzoni gjënë e vjedhur familjarisht” i kanë thënë Saliut amerikanët këto ditë, pa ia zgjatur.
Vërtet mendon ky qesharak se mund të trembë politikën amerikane me destabilitet të Shqipërisë ? Naivitet fëminor.
Ndërkombëtarët ia kanë të gjitha faktet në dorë. Por, a do t’i ekspozojnë amerikanët gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës këto ditë?
Unë mendij se Po, do t’ia ekspozojnë opinionit publik shqiptar.
Në fakt kjo është kërkesë imediate e aleancës shqiptaro-amerikane si interes.
Politika amerikane duhet ta bëjë këtë akt që në këto ditë!
Përderisa është e sigurt që i kanë, përse duhet t’i mbajnë?
Tragjedia e vjedhësve do të jetë shumë e prekshme në Shqipëri: askush nuk mund të shpëtojë.
Trazirat e Saliut duan të trembin politikën amerikane që kjo t’i bëjë lëshime: t’i lërë të paprekura paratë dhe plaçkën e vjedhur prej tij dhe familjes së tij.
Asgjë. Saliu është pushtuar nga hiçi psikologjik vetjak: askush nuk ka shpëtuar ndonjëherë me anë të “forcës ” së këtij hiçi. Askush dhe askurrë… Të gjithë historikisht kanë rënë në humnerën që vetë e kanë ndjellur.
Shqipëria dhe shqiptarët sot janë më të sigurt se kurrë.
Zoti Spartak
ke degraduar perfundimisht
.
me cfare shkruan sot
1 ose berisha po poshtron ameriken
2- ose ai eshte pjese e lojes tyre
3-ose duhet shenjteruar enver hoxha si profet
zoti kokalari e ka thene me kohe se kush eshte “kali i trojes” i cadres cerekshekullore
Ambasador Lu:
Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
i papune je ?!
SALI QENI OSE QORI
QORI E GJEN PUSIN VET
SALI QENI OSE QORI
QORI E GJEN PUSIN VET
Ate qe po kerkon Sali qeni dhe Luli adoleshent
Ate do ja jsp populli
Hahaha, Ameriken nuk mund ta mposhtin keta Haxhi Qamila.Le te dalin ne proteste, por policia nuk duhet te jete tolerante me keta vandale. SHKOPINJT DHE GAZIN LOTSJELLES,
Te paturpeshmit, flasin per Republiken e Re.
Z.Ngjela Faleminderit shume per analizen e sakte .E keni thene qe heret qe Bandes Berisha do ti vije fundi.Te gjithe te korruptuarit do ta pesojne dhe do te marrin denimin e merituar..Sali Serbi po e ben si Ai herifi qe po mbytet dhe perpiqet te marre sa me shume me vete.Ka luajtur ne te gjitha drejtimet ,duke krijuar fronte artificiale ,njeri ishte me te luajturin nga mendte K.Myftaraj ,qe iu sul ambasadores Vllahutin,nga ana tjeter ka kurdisur nje tufe lakejsh opinioniste qe te marrin ne mbrojtje te ashtuquajturen kauze te Cadres, nje TV Zjarr TV ka nxjerre nje kenge kunder Ed Rames,po harron ama se Hajdutet me te medhenj jane Lul-Sumkapuci.Like Floriri dhe sali Gerdeci.Prap se prap nuk kane per te bere gje.Eshte SHBA dhe Perendimi qe Vigjelon.Reformat do te behen ,te korruptuarit do ta pesojne ,Pasurite e grabitura do te konfiskohen Mireqenia e popullit do te rritet.Eshte Kenaqesi te shohesh prapa hekurave te Pandeshkueshmit:Gjyqtare dhe Politikane.Ketu nuk perjashtoj dhe bandite te se Majtes.Dy fjale per komentuesin WE PEOPLE.Pse nuk te pelqen Z,Ngjela.?Shkrimet e tij kane qene drite dhenese dhe efikase.Kurse Zotrote e ke bere Si ne Skecin :DONI ME PER BELULIN???
Z.Rama nuk ke se cfare pret Bej cmos qe te behet Z.Spartak Ngjela Prokuror i Pergjithshem
Kerkon te trembi Ameriken!! Po jo mo mo do japesh llogari familjarisht dhe do ti kthesh mbrpsht gjithe pasurine kombetare qe ke pervetesuar ne menyre kriminale e te pa skrupullt , mos flasim pastaj per vrasjet, shitjen e detit e nderit kombetar.
Spartak!Pa merak
Mos u ndal aspak
Derri do plumb
Dhe e ka hak
Taku,me bej je pilaf e nje pace te lutem,
Sill pak dhe uthullin,rrofsh.
Taku,te shtunen e hap?
Po o gore, t’a hapim te shtunen dhe çdo dite tjeter … ti vetem bej gati sumatriçen!
Bravo,AVOKAT!????????
iku koha e 97-es njerezit jane euopiane nuk bejne me ato gabime qe bene ne vitet e para te demokracise po ashtu dhe me firmat piramidale te sali ut ta haroje sailu dhe basha?
Po saliu kerkon destabilitet kerkon lufte civile po populli ja di mendjen qe ai e detyron bashen te mos huje ne zgjedheje qe gjasma mos behen votimet , se po mos jene ata nk quhet legjitime ,me pak fjale ata kerkojne lufge civile per ne qe jemi kegu se ata familjet e tyre i kane jashte vendit?