Forca imagjinare ra përfundimisht.
Sot, në Tiranë, më 13 maj 2017, korrupsioni e humbi përfundimisht luftën: rreth 3 mijë njerëz të gënjyer nuk bënë dot asgjë. Pse, vërtet kishit menduar që antivlera mund të bënte revolucion antiperëndimor në një vend të përkrahur nga Perëndimi?
Në fakt, pikërisht për këtë, kjo ishte një disfatë e sigurt. Ka shumë raste në histori kur fillimi dhe fundi i një procesi është e njëjta gjë.
Por nga kjo disfatë dallojnë që janë në pikëllim:
Dy liderët e Partisë Demokratike dhe Heronjtë e Çadrës që krijuan nonsenset e republikës së re.
Veçse duhet theksuar ndërkaq se në pikëllim janë gjithashtu edhe pritësit e mëdhenj të “republikës së re” shqiptare në Moskë, në Shkup, në Athinë dhe në Beograd.
Pas njëqind vjetësh në Tiranë dështoi haxhiqamilizmi i dytë: në fakt, sepse ishin të pafuqishëm esadistët e rinj të Tiranës. Edhe kjo pritej: dihet që Amerika sot është shumë më e fortë se Austo-Hungaria e djeshme, prandaj disfata neoesadiste ishte e sigurt.
Ishte një pamundësi absolute që çrregullimi mesjetar shqiptar të thyente aleancën aktuale shqiptaro-amerikane, dhe të pengonte anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithsesi, asgjë nuk mund të pritej, sepse realisht “revolucioni demokratik” i Berishës ishte një dëshirë për destabilizimin e Shqipërisë, në favor të antishqiptarisë së vjetër ballkanike.
Dhe kjo sepse kurrë nuk mund t’i drejtohesh shoqërisë që të të mbrojë pasi e ke nëpërkëmbur atë dhe, me qeverisjen tënde të korruptuar, e ke lënë në varfëri ekstreme.
Partia Demokratike mbeti jashtë zgjedhjeve, se vjedhësit donin të shkatërronin Shqipërinë me të vjedhurit, në mënyrë që të ruanin gjënë e vjedhur prej tyre. Kjo ishte vërtet një filozofi degadente dhe e padëgjuar kurrë në histori. Gjënë e vjedhur prej pushtetarëve të korruptuar e ruajnë policët dhe gjyqtarët e korruptuar, dhe kurrë një popull i vjedhur barbarisht. Ja, këtë nuk mund ta dinte Saliu.
Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk i përkrahën sot vjedhësit e vet: i lanë të vetëm ata në fatin e tyre drejt përplasjes ligjore. Dhe ajo do të vijë.
Asgjë nuk mbeti më nga “revolucioni Berisha”: mirë Berisha dhe i programuari i tij Basha që bëjnë sikur kanë fituar; por më rëndë duket se janë firmëtarët e një republike të pa lindur.
Pse po heshtin heronjtë e Çadrës Republikë?
Heshtja e heronjve si rregull vjen ose si largim i tyre nga lufta, ose si mospranim i një paturpësie. Përkrahësit e Çadrës duhej ta kishin menduar më thellë fenomenin Berisha: ai tani ka marrë fund në Shqipëri.
Befas ata sot panë që “ushtria” e Berishës ishte iluzion optik si ai i Don Kishotit me kopenë e dhënve.
Në rastin kur koha mbylli sot një epokë të shëmtuar dhe të trishtë, shqiptarët ende s’kanë fituar gjë. Veçse ndërkohë e kanë në forcë të plotë tani aleancën me Shtetet e Bashkuara. Pengesa e zhvillimit modern dhe reformues të shqiptarëve u shkallmua sot nga vetë shqiptarët.
Reforma që vjen, nuk do të kursejë askënd.
Që sot shqiptarët presin të shohin të implementuar në vendin e tyre drejtësinë dhe përgjegjësinë ligjore të institucioneve moderne që duhet të drejtojnë shtetin me përgjegjësi.
ore dini gje c’behet me Nishanin, se ai kuluf akoma pyet pse s’u bene zgjedhjet ne Kavaje :))
Po ai trapi prof fuga nga behet ,jo ne France te shkoje po dhe ne hene,nje koqe gomari mbetet .
Sepse berisha nuk e priste qe luli do e bente protesten me 4000 vet dhe mjer luli cfare po heq
Shëëët se jane duke dhj..ë. Kane ngrene shume sot, nga pese racione secili, fale pjesemarrjes se “madhe”
EPOPEJA E GANGSTEREVE ANTIKOMBETARE!
http://www.forumishqiptar.com/threads/113884-Shefqet-Musaraj-Epopeja-e-Ballit-Kombetar
LUL SALI I NENES…
KE TE QAJE ME PARE !?
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Lul Sali nenes
Ke te qaj me pare
Lul Xen Gerdecin !?
A cadren e care!?
Mushamaja grisur
I kercasin trare
Themelet i tunden
Mbi gjak te pathare!
Kulmin ne Gerdec
Rrenjet 21 janar !
Banda ne panik
Duart me gjak lare
Zeri u eshte cjerre
Mbi te hapur varre!
Kurr nuk ka mbetur
Gjak i dlire pa marre!
Ameriken kunder
E Evropen mbare
Nuk po u ngelet askush
As per tu qare !
Cadra juaj e krimit
Po u behet varre!
Po keta merrnin fryme ndermjet Ilirit. Ai u dorezua. Keta s’kane me oksigjen. Do shuhen ngadale – ngadale
Cadra e shkrete ka disa dite qe ben kete organizim dhe i takon nje weekend pushim po ju pse sekelldiseni kaq fort. Spo pushojne altoparlantet e grisur per zotin propagande nihiluese per cdo gje qe ben opozita. Kur qenka kaq e parendesishme kjo proteste pse llapni pa fund per nje gje pa rendesi. Eshte e kunderta ne fakt qe se mbyllni dot sqepin se ju djeg measzhi qe dha ajo opozite. Mjere ju ku do shkoni po bete parlament monokolor po sma ha ha mendja se do e beni dot. Se pula jeni dhe friken e dini mire.
Bravo Selim Rofsh Sal Berisha.
Po heshtin “heronjtë” në çadër por edhe “analistet” në studiot e TV.
Cfare ra ne sy nga demostimi i Lilit dhe PD -isteve sot ne dallim nga demostrimi i 18 shkurtit?!!!. Ne 18 shkurt te gjithe pane edhe prezencen e flamurit izrailit …..kurse sot ne demostraten e 13 majit nuk na zuri syri kerkund flamurin Amerikan!!!!! Cfare mesazhi eshte ky akt?harese? lajthitje! inat?…. apo parapregatitje per mysafirin e pritshem te dites se hene. Na ruajt o zot se pa flamuj nuk rine dote Luli me cadren e vete dhe nga inati me amerikanet dhe Ramen do na nxjeri flamurin rus. se se kane per turp keta mashtrues dhe spekullant npolitike qe si moto kane: per inat te sime vjere do te fle me mullixhine !!!
Kam folur me disa demokrat ,perse Protestojne dhe cfare te mira i ka sjell Berisha, ky udheheqes i dashur i tyre Shqiperise. Pergjigja e tyre ishte: se pari Berisha eshte demokrat, ndersa PS eshte komuniste., ne nuk i duam komunistet. Se dyti Berisha na lejonte te benim cfare te donim., te shesim ku te duam., keta komunistet te fusin ne burg, nqs nuk paguan dritat, Berisha na lejonte.Ne nuk kemi pune ,nuk kemi buke.POR KJO QE KERKONI JU ESHTE SHTET RRUMPALLE.NE CILIN VEND TE EUROPES MUND TE BENI KESHTU? ?? ??
KETO JANE PROTESTUESIT, PERKRAHESIT E BERISHES, ANALFABETET DHE IDIOTET QE DUAN RRUMPALLE.. QE TE NDERTOJNE KIOSKA PER TE SHITUR MISRA DHE MOS TE PAGUAJNE ENERGJINE.
Selim Roshi, duhet te jesh I verber. Te rroni vet se PD ka vdek. Zgjedhjet do behen. Votoni per Ramen se Lulin e Salen I ke ne hapsane.
do shkoni per lesh me sali,lul lol.medi,islam,ristan e compani
O Taku, o kar, ik bli ndonjë pllakë të re gramafoni