Varoufakis: Greqia po bëhet një protektorat i ngjashëm me Kosovën

13 Maj 2017, 13:40Rajoni TEMA

Parashikimin e tij se Greqia do të bëhet një  protektorat i ngjashëm me Kosovën bëri ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.”Ne do të bëhemi si Kosova.

Një protektorat i administruar nga një punonjës i Bashkimit Evropian. ATM-të kanë euro, por produkti i vetëm që ato nxjerrin është njeriu i ri. Kjo është e ardhmja që tentohet me saktësi matematike në Greqi “, tha ish-ministri i Financave në një intervistë për SKAI.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të re, por ka kapitullim të ri. Tsakalotos  nuk bëri marrëveshje. Pasi u firmos në verën e vitit 2015  memorandumi, në paragrafin e parë u shkruajt se qeveria greke është e angazhuar për të rënë dakord me institucionet kreditore, duke pranuar më një farë mënyre të jetë skllave e tyre”- shtoi Varoufakis.

Ish-ministri i Financave këmbëngul se e vetmja zgjidhje për vendin është reduktimi i borxhit duke thënë se “ne i fituam zgjedhjet për shkak se Samaras nuk e mbylli dot Memorandumin e Dytë, pasi nuk mund ta bënte këtë me një borxh të paqëndrueshëm”.

Varoufakis thotë se qeveria e parë e  SYRIZA-s ishte një “mundësi e artë për t’u përplasur dyshen Shable-Lagarde dhe për t’u thënë se ose do të na nxirrni jashtë eurozonës me kosto politike ose do të pranoni propozimet që ishin të pranueshme nga Merkel dhe kjo mund të bëhej me shkëmbim të borxhit ose debt sëaps”-thekson ish ministri.

8 komente në “Varoufakis: Greqia po bëhet një protektorat i ngjashëm me Kosovën”

  1. Projekti says:

    Kosova nuk eshte nje protektorat. Eshte nje vend qe ka pak vite qe ka shpallur pavaresine dhe ka nevoje per mbrojtje ndaj sfidave te perbashketa te te gjithe rajonit. Te gjitha vendet e rajonit, edhe pse ne menyra te ndryshme, po mbrohen dhe po ndihmohen nga BE dhe nga SHBA ashtu si edhe Kosova. Ndersa ju, ju Varufakis(faqevaruri), ju jeni te mbaruar. Ti e di shume mire se ju nuk e paguani dot borxhin, dhe nuk po e merrni reduktimin e norxhit per nje sere arsyesh, nder to edhe sepse pastaj zemerohen votuesit ne vende si Gjermania. Ju jeni te mbaruar, e treguat kush jeni, parazite qe jetoni ne kurriz te tjetrit.

  2. kombi says:

    GREQIA KA QENE GJITHMON PROTEKTORAT,QYSH NGA VITI 1821,KUR ERDHI PRINCI OTTO I MUNIHUT. GREQIA KA QENE GJITHMON PA DHRAMI, GJITHMON E VARUR NGA EUROPA. GREQINE E NDERTOI. MBRETERIA E BAYERN DHE DERI NE DITET E SOTME ATA JETOJNE NGA EUROPA.

  3. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    Si Kosova apo jo nje gje eshte e sigurt Greqia s’ka rrugdalje nga kriza.Ne qe jetojme ketu e dime

  4. millosh kopiliqi says:

    greqia kurre sdo te ndertoje ekonomi stabile sepse eshte jo kompakte, ajo duhet ndare ne dy ose me shume zona me dy ose me shume kuvende
    , korfuzi duhete te pamvaresohet, arvanitet duhete te krijojne Zonen e tyre dhe kuvendine e tyre………..

  5. Albani says:

    I ngrensh mune Kosoves more kelysh marksist.
    Kosova eshte shtet dhe nuk eshte e mbytur ne borxhe si Greqia e cila e ka shitur sovranitetin per te pakten akoma 100 vjet te tjera.

  6. taso kume says:

    PO mir o JANI se kam degjuar qe ke nje damar SHQIPTARE ,para ca ditesh te pame ne PARIS, ne AMERIKE vete jep leksjone pse sthua te verteten qe individi e ropi ( e vodhi) shtetin dhe u pasurua me parate e shtetit i kerkuat ndihme EUROPES ju dha ,dhe nje ekonomiste i thjeshte e di po u bere brxhlli e humbe pavarsine ekonomike dhe si rjedhim dhe ate politike,dhe mos e ngatero KOSOVEN qe ka 100 vjete qe ben lufte me SERBET vellezrit e GREKEVE te nje feje.

  7. vaso says:

    Shikojeni mbas zgjedhjeve “krizen” qe do na kapi dhe neve ne Shqiperi.C’fare taksash do vihen se ashtu thote Europa,dhe duhet te degjojme qe te behemi dikur pjese e saj.

  8. like says:

    e mo zoti Varifaqet se kshu e ñane kto pune. sa turista hyjne ne vit e ke llogaritur? vetem ata e kishin paguar borxhin grek per rreth 20 vjet, po kush te vjeli taksat thuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje