Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në rubrikën e tij të mëngjesit në facebook t’i urojë gjithë shqiptarëve një të dielë të qetë me një fotografi ku ai shfaqet duke bërë një kosh, në sportin e tij të preferuar basketbollin. Rama e shoqëron këtë postim me diciturën: “MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një të dielë të qetë ☀”.
Ky postim i Ramës vjen një ditë pasi opozita mbajti protestën e saj në bulevardin Dëshmorët e Kombit.