Blendi Fevziu: Basha nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore, se ç’do bëjë më tej!?

13 Maj 2017, 21:08Politika TEMA

Blendi Fevziu shkruan se demokratët pas protestës së sotme janë më të paqartë se kurrë.

Sipas tij, ata nuk e dinë se çfarë do bëjnë me tej.

“Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar, e dyta që nga ajo e 18 Shkurtit, që inicoi vendosjen e çadrës në bulevard. Përtej debatit shterpë mbi numrat dhe pjesëmarrjen, debat që në fakt nuk të con askund, ajo që është më shqetësuese, është pyetja: ku do shkojë opozita dhe cili është hapi i mëtejshëm i saj?

Them që debati për numrat s’ka asnjë rëndësi, sepse në thelb, nuk është ai vendimtar por ideja që PD ka për të vijuar më tej. Varësisht hapave që do vendosë të bëjë dhe veprimeve që ndërpritet të marrë, PD – së mund t’i mjaftojnë për të pasur sukses edhe gjysma e atyre që kishte në bulevard dhe mund të mos i mjaftojë në një formë tjetër as pesë fishi i atyre që ishin sot. Beteja politike nuk është cështje numrash, por idesh, bindjeje dhe qartësie për t’i frymëzuar qytetarët.

Në një editorial të thuajse 10 ditëve më parë, kisha shkruajtur se bllokimi i zgjedhjeve dhe suksesi i opozitës varej nga dy gjëra: e para nga mbështetja ndërkombëtare dhe e dyta, nga nxitja e një proteste masive popullore. Pra konsensusi popullor. Kur flitet për protestë popullore, nuk flitet për mbështetës që dalin në një miting sepse cdo parti e madhe i ka numrat e saj dhe mund ta organizojë gjithnjë një miting të tillë, por flitet për pakënaqësi popullore, që organizohet dhe proteston vetë, që çon në paralizimin e shtetit dhe në rrëzimin e tij. Shembuj të tillë kemi shumë në botë.

Për fatin e keq, PD nuk duket se po arrin asnjërën nga këto.

Mbështetja ndërkombëtare, ashtu siç edhe pritej, nuk është në favor të aksionit për të bllokuar zgjedhjet dhe as për të penguar zhvillimin e tyre. Një sërë deklaratash kanë shkuar në favor të qeverisë për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për fat të keq, edhe falë këtyre deklaratave, ato rrezikojnë të jenë zgjedhjet më absurde që nga koha e komunizmit dhe Shqipëria, rrezikon të bëhet i vetmi vend që nga gadishulli i Kamcatkës e deri në Ishullin Britanik që Parlamenti është monokolor. Ky nuk është vetëm turp, por edhe rrezik real për demokracinë.

Mbështetja masive popullore mbetej rruga e dytë dhe e vetme e opozitës për t’u imponuar. Në fakt, pas 3 muaj protestë, mbështetja ka mbetur brenda atyre që votojnë opozitën (dhe që nuk janë pak në Shqipëri), por duket se nuk ka shkuar më tej.

Sot, PD ka organizuar një protestë nga e cila qytetarët janë larguar pa kuptuar se si do të vijojnë. Kjo nuk duhej të ndodhte. Tani koha nuk punon në favor të opozitës. Qeveria e ka axhendën e saj të qartë: zgjedhjet e 18 Qershorit dhe rikonfirmimi i një supër mazhorance që kërkon të shkojë më tej. Pra mbështetësit e mazhorancës e dinë se cfarë do bëjnë dhe ku do shkojnë. Ata të PD, sot nuk kuptuan konkretisht atë që do të vijojë. Aq më pak qytetarët e tjerë që duan t’ju bashkohen atyre. Paqartësia në politikë, është më vrastare se sa mediokriteti.

PD nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore, c’do bëj më tej!? Ajo duhet të qartësojë sa më parë qëndrimin dhe axhendën e saj, ciladoqoftë ajo, sepse nëse hyn në stinën e pushimeve pa një ide të qartë, rikthimi aty ku u la në Shtator do të jetë shumë më i vështirë. Ndaj lidershipi i saj duhet t’i përgjgjet pyetjes që e bëjnë sot, besoj të gjithë: c’do ndodhë më tej?”, shkruan Fevziu për faqen e tij Opinion.

34 komente në “Blendi Fevziu: Basha nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore, se ç’do bëjë më tej!?”

  1. Timi says:

    O qeros, mbështetje ndërkombëtare Basha nuk ka dhe debati për numrin ka rëndësi sepse tregoi që as mbështetje popullore nuk ka. Çdo politikan normal do jipte dorëheqjen sot, por Basha jo.

    1. Robi says:

      Vetem Qerosi dhe Basha nuk e dine se çdo behet me tej, mbasi ne te tjeret e dime ate. Po çmund te presesh nga nje Qeros koqe kandari qe ka ngrene gjithe keto 27 vjet duke i lepire bythen Salehut? Hiçin, sepse ai vete eshte Hiçi.
      Ehi qeros kthehemi ne teme, qe ta dish ti, SALEHU dhe LULUSHJA, jane duke lojtur burgash, e more vesh?

    2. Sit back and relaks says:

      Luli dy mundesi ka, ose te futet ne zgjedhje duke pranuar kompromisin e nderkombetareve ose te sulmoje kqz e te djegi materialet e votimit. Si te doje po lufta partizance zakonisht do bythe e bythet e lulit nuk e bajne dajakun me thupra thane.

  2. pedro i ri says:

    Z. Fevzo. Numrat jane shume te rendesishem. As ti nuk e ndihmon dot bosin e bosit tend nga fundi i tmerrshem

  3. Life is game says:

    BLED! VETINGU ESHTE GRACKA KU SHPIRTRAT MEKATAR KAPEN SI LARASKAT.
    Sot mbaroi. Kujto dhe Hahn. Mos fut ja ne zgjedhje shkak ton edhe humbleness e 50 per qendrimet te Vandeven ne institutionet e Vetingut.
    Qe sot per 2B filloi plani B. Si qytetar te thjeshte pas 18 qershorit mund te largohen si azilinitt.
    Kete so mund ta thone as ty as mua dhe as popullit.
    2B I duhet te mbrojme padurim e vjedhura!

  4. shqip says:

    Po he mo Fevzi, thame se s’do flisje. Deri dje , bashke me paçavuret e klanit , na e bete sikur do binte qeveria. O idiot opinionist ! Po kishe ndonje dyshim sr nderkombetaret do shkelnin parimet baze te sistemit? Me karagjoz e mjerane, Po me shterpe e kaqola se ju anal- istet , nuk te ze syri ne bote. Ju ndjek nganjehere me shpresen se edhe specie si ju mund te evolojne. Po ju hiç. Bunker. O Trap! Ti bashke me tufen e te semureve mendore qe o mbledh te kafja Opinion i Sander mafishes. Edhe me i pa shkolluari , sapo sheh Berishen ne proteste , gjeja e pare qe ben iken larg turmes. Te vetmit qe i shkojne pas , Jane specie dru me pre dhe tok e xanun.

  5. vk says:

    Po ti se degjove idhullin tend, kur tha;
    Shkoni ne shtepi dhe hapni lajmin se u krijua republika e re.
    Ti lek ke, pasuri po ashtu dhe vile ke,
    vetem republika e re te mungonte ,nuk e kuptoj se cfre mutin tjeter gje kerkon.
    Apo do qe te te qethin.

  6. Tajari says:

    Pershendetje I madhi FEVZIU ,
    Ti ben Nje pyetje shume te madhe dhe sensitive…………pergjigja nga Basha nuk dihet dhe mund te mos jepet per Nje kohe te gjate……….
    Nje gje eshte shume e vertete populli SHQIPETAR i civilizuar foli me ze te larte…..Soji i Bashes,Sales dhe…..Juaji vendosini nga Nje mut ne goje dhe heshteni……
    Heshtja Juaj do te jete sherbimi me I mire per Shqiperine

  7. nuk ka rendesi says:

    ja dhe hajduti blendi,ky gazetar i mafies shqiperate,nese nje dite do te vendoset nje minimum drejtesie ti blendi do te jesh ne 5 seshen e pare te mafjes se gazetaris. shqiptere.

  8. Shqupisti says:

    Mos u tut mor anal~ist se do te te gjejme ndonje sponsur tjeter,po pse tani e more vesh ti qe p.d do te katandisesh ne kete gjendje,po kjo parti asnjehere nuk ka qene e madhe, sa na e ben ti me shoke,po ajo e ka mbajti veten me te madh,me forcen e pushtetit te pa votuar,por te uzurpuar,iku ajo kohe,ka ardh koha qe ata qe kane trathtu,vra, vjedh do te behen objekt i organeve te drejtesise dhe do te japin llogari per ato qe kane ba.

  9. qerosi says:

    o bledi ti e di mir qe ajo parti eshte ,,toka e xanun. e sales dhe nuk perfaqeson me interesat e popullit as ne opozit as kur ka qeverisur dhe per rjedhoj si doli jashte loje p,p,sh ashtu dhe pd-ja prndaj zgjedhjet jane mese legjitime .ja sheshi ja mejdani ja dhe luli kapedani,

  10. Toni says:

    Cdo bej? te ngorhet ne djell deri me 18 Qershor te marre vitamine D se do i duhet kur te shkoje atje ku duan ta shohin shumica e shqiptareve te ndershem e patriote!

  11. Voica says:

    Sic na u shpif PD, llogjikisht, po na shpifeni dhe ju, ajka (m.q. ) e Analisteve me ti, boshati, zheji.lubonja yyyyyyyýyyyyyyyy

  12. qerosi says:

    o bledi ti e di mir qe ajo parti eshte ,,toka e xanun. e sales dhe nuk perfaqeson me interesat e popullit as ne opozit as kur ka qeverisur dhe per rjedhoj si doli jashte loje p,p,sh ashtu dhe pd-ja prndaj zgjedhjet jane mese legjitime .ja sheshi ja mejdani ja dhe luli kapedani, pra shum e thjesht nje parlament pa lulin dhe berishen ne demokraci ka gjithnje rrugdalje prandaj bledi mos u tremb se te bie floku

  13. Tralala says:

    Deshtuam, mor qeros Ishte pergjigja. Vetem ti s’e paske kuptuar. Dhe numrat kane rendesi qeros. Me qe leket I njeh qeros, ndryshimi i 5000 njerezve nga 500 000 njerez eshte si ai midis 5000 $ nga 500 000 $.

  14. Fatmiri says:

    O Bledi Faqeziu! More qelbesire,more shkerdhat ,more ndyresire.Tani qe e pe qe protesta ishte qesharake,tani nuk te intereson numri i protestuesve,tani ti ndryshon strategji…more qelbesira kanceroze te semure…ndjejme vecse neveri per sojin tuaj….ptu rrace e qelbur…

  15. O Fevzi, O trapush says:

    Si nuk i dha pergjigje Luli ?? I dha qe c’ke me te : filmin republika e re pra mo. Imagjinarja – sic tha Bregu

    Hahahahaha a ti je ftof, O Fevzo

  16. shushica says:

    Fevziu,ne se jeton ne Europe,besoj qe e kupton se sistem demokratik do te thote liri per te konkuruar….Pra thjesht liri per te konkuruar .Perse PD ….nuk do te konkuroje…Bile ka vende qe kete liri e kane cuar ne ekstrem ,detyrim per te votuar …Dhe ka nje logjike ,duhet te delegosh dike qe te te perfaqesoje …sepse ndryshe mbetesh pa pushtet ..Natyrisht kjo mund te jete jo normale ,por ngapikpamja morale ,politike ka nje argument …
    Tani ti thua se parlamenti do te jete monokolor…Me cfare argumenti,,,je ti qe pecakton ngjyrat e partive pjesmarrese apo vete partite,,,,Fevzo ,mos u shqeteso…ne 18 qershor do te dale nje parlament disa ngjyrash ,me nje opozite mbi 35…40 perqind Dhe ju berishistet anarko anadollake do te habiteni ….Sepse ne 19 qershor PD..ja jote do te mbetet nje grupim fanatikesh me lumpen fashiste dhe nje delirant qe ulerin si petsonazh kafkian ne labirintet e nendergjegjes njerezore…..

  17. albania says:

    Cfare do te bejne me tej?
    Me dore, Fevzo, me dore! Kane kohe sa te duash!

  18. Besoj says:

    Artikulli tregon paaftesi dhe ligesine e ketij palo gazetari I varuar koke e kembe nga PD.

  19. Qimja says:

    IK PIRDHU,FEVZO!?BASHKË ME PRESH ZOGAJN!!????
    REPUBLIKËN E PORDHËS,DISKUTOHENI NË OPINION!!???????????????????

  20. Kuq e zi says:

    O klluf
    ai qe vjen te henen ne tirane nuk e rrune fare per strategjine e pd-s ata etapa u konsumuan
    Ai vjen me bllok ku thote firmos ketu ketu e pastaj ketu
    Ashtu si beri me burrat e shtetit te fyr om-it

  21. Lil Toronto says:

    Ai ka hallin e Opinion se nuk i shkon njeri. PD mbaroi.

  22. qeramudin hashurja says:

    O bajge anadolli, pse duhet te thoje “zgjedhjet me absurd pas viteve ’90”. Ne te gjithe po I jetojme ngjarjet dhe e shohim absurdin ne kerkesat e pd, ne qendrimin e saj intrasigjent.
    Ofertat shume te favoreshme per te, te ofruara me perunjesi nga europianet dhe pozita u hodhen poshte nge dueti berisha – basha me nje arrogance dhe kokeboshesi te pa shoqe.
    Edhe nje alifmatrak qe nuk ka asnje dite experience ne politike do te reagonte me shkathtesi dhe zgjuaresi te shumefishuar nga ky oportunitet I europes.
    Nuk eshte halli i saliut e lulit e ardhmja e vendit, dhe as e qytetarit.
    Si koka e korupsionit qe jane, halli I tyre eshte personal dha ata e dine se cpo heqin per te gjetur nje rrugedalje.

  23. Drini says:

    Ashtu te pafshim te shkruash shkrime te tilla, deshperimi. Sepse e meriton si nje idhtare i sali berishes qe i keni then te zezes e bardhe dhe e keni shkaterruar e vjedhur shqiperine.

  24. TONI says:

    Ajo parti qe doli si nje shprese per Shqiperine dhe u udhehoq per 27 vjet nga nje Komunist kurre nuk ka qene Demokratike. Po ti numerosh te perjashtuarit ja kalon edhe PPSH se metodat e drejtimit kane qene te peraferta dhe shpeshhere te njejta.
    PD or Fevzo duhet ta filloje nga e para sic thote Majlinda Bregu, por pasi te laargoje te gjithe KUSARET me ne krye Donkishotin nga Vicidoli. Se populli e kupton me mire se ty qe nuk mundd tju shkoje mbrapa kusareve qe kundershtojne Drejtesine. Ata nuk largohen pa Vetingun se jane bere si shushenja qe i pine gjakun ketij populli per 27 vjet. Nese shkon ne votime mund ti zgjatet jeta disa vjet me shume dhe kaq.

  25. Rauf kaci says:

    Mendoj qe politika eshte nje prefesion si cdo llloj pune dhe jo cdo njeri behet prefesionist. Rasti konkret ne te gjithe kete sipermarrje gjate ketyre 83 diteve do duhej te shfaqej klasi l larte i prefesionisteve ne politike gje qe nuk u pa. Si e tille eshte e paqarte rruga e si do mbyllet kjo sipermarrje

  26. artan says:

    Pse nuk e di ti more qeros i keq se c’duhet te bejne me tej keta? Te riformatojne partine nga qendra deri ne baze sepse e kane katandisur si ushtria e Haxhi Qamilit.

  27. uskania says:

    Ore Fevzi! Si do bëni me dhjetëramijëra eurot që jeni sponzorizuar?

  28. arben muhameti says:

    Besoj se ana me negative e kesaj demokracie shqiptare jane grupi i analisteve plehra qe jane bere milionera me ison qe i mbajne politikaneve kaq vite.Pse nuk na e thone keta legena se si mund te formosh nje republike te re dhe te rrezosh te vjetren ?? Edhe sikur te behet mos duhet ta financojne keta plehra kete lloj republike qe se perfill njeri dhe as nderkombetaret ?? Bukur do jete qe pasurite e LULIT,BERISHES,MULIT,RISTANIT,FEVZIUT ,HALIMIT, GRIDA SUMES ,XENIT ETJ..TE KONFIKSOHEN NE EMER TE REPUBLIKES SE RE ,vetem keshtu do ju besojme.Beni ato qe beri enveri ne 1945 dhe e gezofshi republiken,urime.

  29. Ish pronar says:

    Fevzo,më e pakta tregoju shqipëtarëve kush të ndihmoi të marësh pronat.Po mua e shumë të tjerëve pse s’na ndihmoi njeri.Korupsioni pa miq e pa shitur parimet e demokracisë nuk bëhet.Ti me ata anlistet e shpifur të taborit të Saliut vazhdoni ta bëni.Këtë vetëm ti dhe Luli ja servirni shqiptarëve.Turp dhe mos I gëzofshi ato që keni përfituar pa të drejtë!

    1. tironas says:

      E ndihmuan gjygjtaret e korruptuar te klanit Berisha ata gjygjtare qe kane ne dore te gjithe pronat e Tiranes dhe i bllokojn per intresat e klanit kaq e thjeshte eshte

  30. Peco says:

    Ore Blendi, paske qene koqe gomari, zoteria jote! Nuk e kupton ti, se sot filloj Republika e Re e mosbindjes civile? Tani Lul Bashes dhe shtabit te tij drejtues, I del per detyre te perpiloje antiligjet, antirregulloret dhe anti….anti…anti… anticdogjeje qe keto dymije vjet njerezimi ka nxjerre per te siguruar bashkejetesen njerezore. Per te siguruar mosbindjen civile nuk ka pune me e mire se te kundershtosh cdo rregull dhe ligj aktual. Ja kjo eshte e gjitha, qe zotria juaj nuk na e paska te qarte. Pra shkurt, cdo gje qe deri tani eshte konsideruar vlere, pas 13 Majit do konsiderohet antivlere. Nje jete e mrekullueshme, ku njeriu do beje cfare ti doje bytha, nje jete qe dhe te cmendurit ne cmendina do e kishin zili per nga shkalla e lirise se pakufizuar per te bere traplleqe. Lume kush te rroje qe ta gezoje. Vetem nje gje nuk mare vesh une; si cdo gje e re, e porsadale nga qesja, kjo Republika e Re, Made in Berisha-Basha, sa vjete garanci ka? Sepse duhet te kete garanci kjo. Apo mos po kerkoj shume une?

  31. PO TA THEM UN PERGJIGJEN E LULIT TE VOCERR,,,,NE NUK DALIM NGA CADRA DERI SA TE NGELIM UNE, SALIU, XENI,ARGITA,SUPERDHENDRI JAM SERB, SUPER MBESA, MEDIU, PALLUQIA,MULI, JARI, ETJ,,DERI SA TE VIJ FADROMA TE PRISHI CADREN PER NDERTIM PA LEJE,,,,DHE TI COJ TEK 7 PENXHERET,,,,. PO CFAR PYETJESH QE BEN DHE TI O QEROS,,,AI NUK DI SE CFAR DO BEJ PER VETE, DO TE JAPI PERGJIGJEN DHE TY TASHTI,,,,LERE REHAT TE SHKRETIN SE PO I DEL TYM NGA KOKA,,,,SE PO MALLKON VETEN DHE BACEN QE E FUTI NE KETE LOJE POKERI QE AI SKE LUAJTUR KURRE,,,DHE NUK I KA NGELUR ASNE LETER NE DORE,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje