Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëjnë gjithçka që opozita ta ketë të pamundur vendimin e bojkotit të zgjedhjeve.
Për këtë, i dërguari i fundit i Uashingtonit e ktheu vizitën e tij të falenderimit në dërgatën e fundit ndërmjetësuese ndërkombëtare përpara se vendi t’i drejtohet zgjedhjeve pa opozitën.
Rikthehet paketa McAllister. Zv.kryeministër, 4 ministra
Ashtu siç raportoi edhe Top Channel, pasi doli nga takimi me kryeministrin Edi Rama, u mor vesh se nuk kishte një paketë amerikane. Sepse në fokusin e Hoyt Yee ishte paketa “McAllister”.
Burime të Top Channel konfirmojnë se në vend të presidentit, tashmë të zgjedhur, paketa ofron postin e zëvendëskryeministrit, një gjë që vetë Rama e kishte ofruar gjatë negociatave tek Nishani.
Pavarësisht moskoherencës në qëndrime, qoftë maxhoranca përpara, qoftë opozita disa ditë me vonesë, kanë vlerësuar atë si një mundësi e mirë takimesh të përbashkëta mes palëve.
Mesa duket, pas takimit me Ilir Metën, i cili ka qenë gjithmonë pro kësaj pakete, Yee është takuar fillimisht me Bashën vetëm në prani të ambasadorit Lu dhe më pas atyre u janë bashkuar edhe aleatët opozitarë.
Takimi, i cili ka zgjatur më shumë se një orë nuk ka prodhuar rezultat, por ka prodhuar së paku 24 orë kohë për PD për t’iu rikthyer kësaj pakete me disa korrigjime për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur që nga ikja e McAllister.
Dhe këtu nuk është fjala thjesht për presidentin tashmë të zgjedhur, por edhe për faktin se tashmë maxhoranca, ose më saktë, kryeministri dhe Partia Socialiste, duken të bindur tek mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor dhe asnjë ditë më vonë.
Edhe Ilir Meta, pak ditë më parë në emisionin “Top Story” tha se shtyrja e zgjedhjeve përtej datës 16 korrik nuk ishte më e mundur.
Kërkesat e Bashës: Identifikim, numërim elektronik. Shtyrje?
Por Partia Demokratike, e cila veç tezës së qeverisë teknike duket fleksibël edhe tek çëshja e votimit elektronik, nëse maxhoranca paraqet fakte bindese për mosrealizimin objektiv të saj, kërkon patjeter identifikimin biometrik dhe numërimin elektronik.
Për këtë, sipas opozitës, duhet kohë, kohë që do t’i shtynte zgjedhjet deri në vjeshtën e këtij viti. Askush nuk mund të thotë nëse tashmë palet e kanë seriozisht arritjen e një marrëveshjeje, apo seriozisht kanë vetëm procesin e fajësimit të palës tjetër për dështimin e saj.
Por Yee ka përcjellë disa mesazhe që pala opozitare duhet t’i konsiderojë seriozisht. E para, se Uashingtoni nuk beson se qeveria kërkon të vërë dorë në zgjedhje dhe për këtë ka vënë vulën e garancisë së tij.
E dyta, se zjedhjet do të jenë legjitime pa opozitën; një frazë që një ditë më parë u tha tekstualisht njësoj nga kryeministri Rama.
E treta, se bojkoti dëmton vendin dhe PD. Duke lënë të nënktuptohet qartë se, kur të bëhet fatura e dëmit, pjesa më e madhe e saj do t’i shkojë selisë blu. Ose më saktë, lidershipit të saj, të cilit në këto 24 orë do t’i duhet ta llogarisë edhe këtë. Vetë amerikanët po e bëjnë.
Zëvendës ndihmës sekretari Yee takoi pasditen e së hënës Majlinda Bregun dhe Jozefina Topallin dhe mori në distancë mbështetjen e kujdesshme të Patozit. Eduart Selami ndodhej në Amerikë, por qëndrimi i tij pro-amerikan e bën takimin me Yee thuajse të panevojshëm.
I pyetur nga gazetarët nëse këto takime tregonin se Shtetet e Bashkuara po kërkonin një zë alternativ brenda Partisë Demokratike, Yee iu përgjigj në mënyrë pohuese.
Një qëndrim që në formë dhe në përmbajtje kujton vetëm një precedent, letrën e komisionerit Johannes Hahn. Kriza dihet. Dihen dhe përgjegjësit. Ata tani kanë edhe 24 orë që të vendosin nëse në fund do identifikohen edhe si fajtorë. (Top Channel)
ravo,USA ????????????????????????
Ekaterta, dime gjithcka per ju dhe ata qe mbron,
i tregon numrin e llogarise se librezes se tij dhe banken ku i ka depozuar.
BASHËS ,s’ja mban …ytha ,? Berisha do vendos,
Që të fillojë VETINGU????!!!!??????
O Lul po te fiket drita e kandilit.
Paketa Mc Allister nje grusht tjeter Edvin Ramaes.Perseri, Amerika me nje Filipino-Kinez ja futi Edvin Eames.
Ja e gjeti justifikomin Basha te hyje ne zgjedhje edhe pse Kushtetuta nuk lejon qe ata te marrin pjese pasi nuk u regjisyruan.
Te gjitha keto te mira i kemi nga kryministri i Facebukut qe:
vetingut i lejoji ndryshime
amnistoi gerdecin dhe rrugen e kombit
zgjodhi president Novruzin
mundesoji hyrjen e PDse ne zgjedhje
Me ke ane i lexon ti PPSH-ja, me ate me xham apo ate pa xham?
Rama e prani paketen e McAllister, ndersa Basha e refuzoi. Kur shkoi perseri per t’i afruar Lulkes nje tjeter marrveshje, pa diskutim qe tashme ishte me komod per te ulur kerkesat e Bashes, pasi kjo eshte politika. Sido te vendosi Lulka tani, Rama eshte kalores qe i varen kembet, ndersa Luli ka shkuar kaq poshte saqe do katandisen edhe me keq se protesta plot boshlliqe nga votuesit e tyre sepse do te ndihen te tradhetuar mbas kesaj krize koti.
Ato qe thote PPSH nuk kane nevoje ri lexosh,as me xham e as pa xham! A ka mbaruar afati i regjistrimit te partive!? POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!! Atehere c’dreqin behen “bisedime” per pjesemarrje ne zgjedhje!?
Andi ti s’ke jo vetem sy (ndaj s’te nevojiten syze,se s’te bejne derman),po duket qe s’ke as 2 gram tru ?
Bravo PPSH, vazhdo punen or i varfer, se ke per te mbajtur familjen.
Shkurt, qarte, Lyle shko pyet “babin” Karraxhic, se cfar do te thote. Pyete a ta bej k…n, kur te thote ai beje, edhe ti shko zbrasu. Ska me me Vetingun sdo te nxjerresh raport mjeksor mos te shkosh per parate e vjedhura nga Rruga e Kombit. Edhe babushi jot, karaxhic bershi, sdo kete mundesi te marri ne telefon me per gjithe zullumet, por do shkoj atjeeeee, ke dhoma 313. Hahaaa
LULUSHE????!Po tani!?
Basha nuk eshte i afte per te ber politik ai eshte nje koker debili qe nuk e ka shokun, ai cdo vendim qe merr jane paketat e gjykatesve dhe prokuroreve te degjeneruar
Berisha i jep 24 ore afat armikut amerikan te largohet”se nuk e don shqiptart”.
NUK PRANOJNE KURRE 2B, PAKETEN, ATA KANE VENDOSUR TE LARGOHEN, QE TI SHPETOJNE WETINGUT. MILIARDAT NUK I LESHOJNE.
Tani u dhje plani Berisha.
Si do bësh LULË-ZIU?? Do të të lerë Saliu???
Befasi pas befasije Basha i ka ngule kembet si gomari ne lloq duke e demtuar partine e vete politike e njashtu imazhin e Shqipnise ne arenen nderkombetare .Kjo po behet per vetingun e njashtu me porosi te qarqeve qe deshirojne destabilizimin e vendit…
I qajne hallin mizat e kalit kaloresit. Eshte e dukshme, se e vetmja qe del e fituar nga kjo mesele, eshte opozita. Prisni e do ta shikoni. Mos besoni shume se c’fare ju thote Rama te dashur partiake dhe skllever Administrate, sepse Rama nuk ka bese.