Një shtetas grek është ndaluar të kalojë kufirin shqiptar, pasi në çantë i janë gjetur një sasi parash që nuk i kishte deklaruar më parë.
Bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë eurosh dhe rreth 2.76 mln lekë të rij, që e kalojnë limitin e lejuar për para cash që mund të ketë me vete çdo person që udhëton nga njëri shtet në tjetrin, shkruan Panaroma.
Shtetasi me iniciale Ch.I., me profesion financier, po largohej nga Shqipëria në momentin që është ndaluar në Aeroportin e Rinasit.
Gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës është gjetur shuma e parave që ai nuk kishte deklaruar dhe nuk ka pranuar të tregojë origjinën, duke e justifikuar si një shumë të përfituar nga pagesa për një punë të kryer në Tiranë.
Megjithatë, burimet thanë se deri në verifikimin e plotë të origjinës së parave dhe arsyes së mosdeklarimit nga ana e financierit 50-vjeçar, paratë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa ndaj shtetasit grek ka filluar procedim penal në gjendje të lirë me akuzën “mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
KJO,kur ne shtetin grek ngopin zorren 1mln barkthare sunite………!!!!! BUKSHKALEEEEEEEEEEEEEEE!
Eshte ligj o idiot!
Bankat Greke ketu ne Shqiperi zoterojne rreth 25% te Tregut Bankar te Shqiptareve.
Nderkohe qe Bankat Mema “Plaka” ne Athine-Greqi kane nevoje per lefta sistematikisht.
Ka patur me vete paret e Saliut. I duhen per te themeluar Salistanin ne Janinistan
Kta greket qenkan kontrabandiste te medhenj. Evropa perpara lta mbrapa.