Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, gjatë një bashkëbisedimi me banorët në rajonin numër 3 shprehu dëshirën që në garën e 18 qershorit të kishte përballë Partinë Demokratike.
Më tej, ai tha se bojkoti i opozitës nuk sjellë asgjë të mirë për PD-në.
“Tani Partia Demokratike po thotë, do dalim të komunikojmë me njerëzit dhe ti shpjegojmë bojkotin. Pra, do vijnë në Vlorë tu shpjegojnë ju se përse është më mirë bojkoti dhe pse është më i mirë rrëzimi i kësaj qeverie që ka bërë kaq shumë për Vlorën. Si do jua shpjegojnë qytetarëve këtë?! Ne u themi se jemi të lumtur, hajdeni bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit. E mira do të ishte të hynit edhe në zgjedhje…..Realisht këtu në Vlorë unë do doja që Partia Demokratike të ishte në garë,” përfundoi Gjiknuri.
Shpjego ku është e keqja e votimit elektronik?
…”të mirat e bojkotit”?Asnjë e mirë.
Te njëjtën gjë keni bërë dhe ju dikur,”kulturë parlamentare”.Shkak dhe pasoje.
Partia apo Shqipëria mbi të gjitha?
Nëse don Shqipërinë më shumë se Partinë,merru vesht me opozitën!
pd duhet falenderuar njemije here qe me mne fund e kuptoi se nuk duhet te hyje ne zgjedhje se i ka shkaktuar kaq shume dem popullit dhe kombit shqiptar ,me mire vone se kurre