Kryparlamentari, Ilir Meta takoi në Tiranë një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Delegacioni përbehej prej Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE, Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Battelli theksoi se OSBE është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut.
“Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve.
Më tej ai foli edhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Asamblenë Parlamentare të OSBE.
“OSBE rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.