Ngërçi politik/ Pas Ramës, zyrtari amerikan përfundon takimin me Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit

15 Maj 2017, 13:02Politika TEMA

Në kuadër të turit të tij Ballkanik, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Mësohet se ky takim zgjati rreth 50 minuta ku zyrtari amerikan po bën përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Më herët, Hoyt Yee u  takua për 90 minuta me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Më vonë ai ka planifikuar  që të takohet edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee më herët bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Ai tha se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.

Ende mbetet e paqartë nëse zv.ndihmësekretari amerikan i Shtetit ka pasur një ofertë konkrete për liderët politikë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje