S’ka paketë amerikane për zgjidhjen e krizës

15 Maj 2017, 14:56Politika TEMA


Takimi prej më shumë se një ore i kryeministrit Edi Rama me zv.ndihmës sekretarin Yee ka qënë përgjithësisht takim kortezie.

Yee i cili është në prag të lënies së detyrës, ka falenderuar qeveritë shqiptare për mbështetjen për kauzën e luftëtarëve mek, një çështje e ndjeshme për Uashingtonin.

Burime nga takimi thanë për Top Channel se përtej zërave në disa media, nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister.

Zv.ndihmës sekretari Yee sipas burimeve në takim vlerësoi disponibilitetin e qeverisë për të gjetur pika takimi me opozitën, por ndërkohë u njoh me qëndrimin e kryeministrit se tashmë nuk është e mundur as shtyrja e zgjedhjeve disa javë.

Makina elektorale socialiste ka ndezur motorët ditë para 18 majit, e enjte, ditë kur fushata fillon zyrtarisht.

Në të njëjtën ditë edhe Kolegji Zgjedhor jep vendimin për kërkesën e opozitës për pavlefshmërinë e afatit të regjistrimit të listave për deputetë nga maxhoranca.

Pritshmëritë e takimit të Yee, i cili pas kryeministrit takoi dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta,  janë kështu të ulëta.

Ndërkombëtarët duket se janë bindur më herët se sa opinioni vendas se opozita nuk lëviz nga vendimi i saj për të mos hyrë në zgjedhje. Zgjedhje që siç tha dhe yee një ditë më herët nga Budva, për amerikanët do të jenë në çdo rast legjitime.

3 komente në “S’ka paketë amerikane për zgjidhjen e krizës”

  1. kodra pas bregut says:

    E theksoj se Amerikani ka lene vend per ekuivok por pozitiv eshte fakti qe si Amerika dhe Europa jane ne koherence te plote .

  2. shushica says:

    Dita qe PD nuk hyn ne zgjedhje shenon fundin e tranzicionit ne Shqiperi ….ate fund qe te gjitha vendet eurolindore e arriten per 5…6 vite. Asnje lider nga Europa Lindore..qe mori pjese apo ishte iniciator i rrezimit te sistemit ,nuk eshte me ne politiken aktive Vetem ne Shqiperine tone gjysem europiane vazhdojme te degjojme klithmat e cmendura te Berishes dhe ulerimat çakalleske te Bashes….Askush nuk duhet te mendoje se ne 18 qershor nuk do te kete opozite.
    E para ,askush nuk garanton se Rama do te fitoje ,ne se nuk shpall nje program te qarte te qendres se majte….lufte pa meshire droges dhe korrupsionit ,,,,liberalizimi i ekonomise nga thonjt e oligarkeve dhe monopoleve,,,,rritja e rolit te shtetit ne ekonomi ,sidomos ne miniera dhe nafte sipas shembullit te Enit italian,,,vendosja e taksave progresive sipas shembullit te vendeve nordike ,,,,program ndertimi te shtepive popullore me kredi te uleta,forcimi i shendetesise shteterore dhe arsimit te mesem dhe te larte politeknik,,,,nje politike e jashteme eladtike gati neutrale ,duke u perqendruar vetem ne ceshtjen kombetare ,,,,krijimi i kushteve per investime te huaja ,pa paragjykime…ndihme per modernizimin dhe perqendrimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale sipas praktikes italiane e franceze…. …dhe menjehere reformen ne drejtesi ,,,,
    E dyta ..ne se forcat e moderuara te djathta dhe borgjezia prodhuese riorganizohen shpejt ,me nje program liberal nxiteser investime dhe hapjen e vendeve te punes …ka mundesi qe ne 18 qershor tedale me nje rezultat te larte ,te papritur per te gjithe ata qe mendojne se pa PD nuk ka opozite…..Opozita nuk eshte monopol,,,edhe brenda nje partie per aresye nga me te ndryshme mund te pervijohet nje opozita e re ,ndoshta me e fuqishme se opozita primitive e Berishes….

  3. Qytetari says:

    Bravo dhe pergezime, Shushica, je me se i sakte. Prandaj dhe kjo gjoja opozite me kete shkerdhat parti PD, duhet te zhduket nga faqja e dheut se bashku me keta 2b, e shum bythelepiresa qe u shkojne nga pas. Te linde nje opozit e re, qe po te jete e zonja te kunkuroje kete pozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje