Zbardhet takimi Meta-Brian Yee, ja çfarë u diskutua mbi ngërçin politik

15 Maj 2017, 15:55Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA  Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri  Donald Lu.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje.

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj,” theksoi Meta.

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA  Hoyt Brian Yee e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

2 komente në “Zbardhet takimi Meta-Brian Yee, ja çfarë u diskutua mbi ngërçin politik”

  1. asd says:

    Meta eshte treguar i padrejte me koleget e kampit aleat PD. Ai e mori feten e tij te tortes. Lulin dhe Berishen i la tek cadra me buke, djathe e qepe.

  2. Xhaxhi Ariu says:

    Foto domethenese. Meta “president” i zhytur ne kolltuk, ndersa Amerikani Yee me nje qendrim te drejte dhe dominues prej politikani. Meta duket sikur thote: Ja keshtu jemi ne, ske c’i ben as ti as kushdo qe te vije. Ne kemi zene koto kolltuqe dhe kemi marre pozicionin qe vec te na terheqesh zvarre na heq nga keto karrige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje