Donald Trump ndan informacione tejet të klasifikuara me zyrtarët rusë

16 Maj 2017, 08:16Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump akuzohet se ka shpërndarë informacione tejet të klasifikuara me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe ambasadorin rus në SHBA, Sergey Kislyak, gjatë një takimi në Zyrën Ovale një javë më parë.

Sipas Washington Post, Trump ka ndarë me ta informacione të detajuara, të grmbulluara nga inteligjenca amerikane në lidhje me një kërcënim të ISIS, që njihej vetëm nga qeveria e SHBA dhe aleatët e saj më të afërt.

Raporti thotë se, ndërsa Trump nuk ka dhënë informacione mbi burimin specific të mbledhjes së informacionit, ai iu ka ofruar rusëve detaje tejet të klasifikuara, lidhur me një plan të ISIS për përdorimin e laptopëve nga udhëtarët në bordin e avionëve.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar akuzat, duke thënë se presidenti ka diskutuar në përgjithësi çështjet e antiterrorizmit me Ministrin e Jashtëm rus dhe ambasadorin rus në SHBA.

Takimi ka ardhur në një moment të papërshtatshëm, vetëm një ditë pasi Donald Trump kishte shkarkuar drejtorin e FBI, James Comey. Comey ishte duke drejtuar një hetim federal mbi lidhjet e mundshme midis Trump de Moskës.

Pavarësisht këmbënguljes së Shtëpisë së Bardhë se shkarkimi i drejtorit të FBI-së nuk kishte lidhje me hetimin, vetë presidenti pranoi më pas në një interviste se çështja ruse ishte gjithashtu një faktor. /Përgatiti: Bjorn Runa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje