Dy sekretet që çmontojnë Republikën e vjetër

16 Maj 2017, 19:11Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Në ligjërimet e bëra gjatë këtyre tetëdhjetë e gjashtë ditëve të ikura të protestës në çadrën e lirisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh dhe prijësues i opozitës, ka artikuluar rëndom çmontimin e Republikës së vjetër, me të cilën ka parasysh qeverisjen e koalicionit të majtë, PS-LSI, që, sipas tij, e ushtron aktivitetin e saj zyrtar në bashkëveprim me aferat, bashkëlidhur me korrupsionin e trafiqet dhe, sidomos, me kanabizimin e vendit.

Madje kjo e fundit dhe mospasja e garancisë se kjo qeveri e “Republikës së vjetër” do të organizojë zgjedhje të lira janë thelbi i përplasjes midis të rinjve të Bashës dhe të vjetërve të Ramës, përplasje që nuk po duket se do të shuhet lehtë.

Me Republikë të vjetër Lulzim Basha ka parasysh qeverisjen e Edi Ramës, të cilin e akuzon si mbartës të gjithë të zezave që po heq ky vend, ndërkohë që Edi Rama vlerëson se për nga mendësia dhe mënyra sesi vepron Lulzim Basha është akoma dhe më i vjetër se Republika të cilën ai bën thirrje se duhet rrëzuar.

I njejti pozicionim ndërpalësh ishte prezent edhe ditën e djeshme kur, në komunikimin javor me shqiptarët, Edi Rama, i ndalur në situatën politike që zotëron vendin, i ftoi demokratikasit të votojnë më 18 qershor. Por edhe përshkroi se, pas tyre, shqiptarët pa opozitën do të jetojnë në një shtet dinjitoz, ndërsa politika do të ketë më pak zhurmë e sherre, ndërsa vendi do të hyjë në atë që Rama e quajti “Cikli i Ri”, që parakupton po Republikën e re të Bashës.

Ndërkohë, i dalë pas tij edhe Lulzim Basha adresoi vlerësime për Republikën e re, në të cilën, sipas tij: nuk do të ketë kurrë më një diktaturë moniste që emëron edhe opozitën fasadë…

“Të çmontojmë krimin dhe drogën në pushtet e t’u kthejmë pushtetin qytetarëve, të përmbysim Republikën e vjetër përmes bashkimit, marshimit dhe qëndresës popullore të qytetarëve të Republikës së Re…”, ka bërë thirrje Basha, duke qenë në sinkron me Ramën, përsa i përket ciklit të ri të qeverisjes, apo asaj që ai me të drejtë e artikulon si “Republika e re” e që realisht i duhet vendit. Por që nuk mund të vijë kurrsesi pa i shkuar deri në fund procesit të vettingut, pa implementuar dekriminalizimin dhe duke braktisur zgjedhjet.

Përsa kohë Lulzim Basha do ta mbajë PD-në dhe opozitën jashtë institucioneve ligjore, të përjashtuar nga vendimarrja dhe zgjedhjet Republika e vjetër, që ai ka vendosur ta rrëzojë, do të vijoj të mbetet një realitet i pandryshuar, kurse Republika e re, veç një slogan bulevardesk./CityNews

4 komente në “Dy sekretet që çmontojnë Republikën e vjetër”

  1. Zarizani says:

    Xhovi, po na zhgenjen. Si mund te cilesosh prijes nje llastice qe nuk di te loze as “tapez”.

  2. Aureli says:

    Sakte qarte shkurt po lulushi nuk ka qef keshtu se nuk do asnjeren e as tjetren bashke me salush ziun . po dhjesin gjak nga vettingu jane dhjaksa e hiqen si trima.

  3. ari says:

    xhovani perderisa ju ja mbartni zjelet ne qaf frrokve,ndokve,doshve,roshve ,dhe beheni dele te rames pse mos te jet keshtu.tek enveri kishit bar tek rama lesh negjmije,

  4. gurguce says:

    mandati katervjecar i percaktuar nga themeli i demokracise (permes votimit qytetar) nuk i jep asnje qeverie mundesine te beje mrekulline por as hataaane. keshtu qe z.lul basha e tepron. Po ashtu edhe zoti blushi ne spoti e tij elektoral. Ne se jemi me realiste do te jemi edhe me te besueshem. Askush nuk e ha kete tagji, megjithese ka uri per shqiperine si gjithe europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje