“Unë do të lëshoj mallkime madhështore”, thoshte Kalrl Marksi, kur shkroi manifestin e Partisë Komuniste në vitin 1848. Një mallkim madhështor është lëshuar edhe sot, 360 gradë, mbi Perëndimin mbarë, ku Shqipëria nuk bën përjashtim. Ky është populizmi gjithfarësojësh: i majtë, i djathtë, neofashist, neomarksist, nacionalist e kështu me radhë. Si i tillë nevoja e riafirmimit të liberalizmit është më e rëndësishme se kurrë.
Shenjat janë kontradiktore, pulsionet populiste të të gjitha origjinave gëlojnë në Perëndimin e sotëm dhe qytetarët, aktorët shoqërorë dhe të rinjtë presin me ankth rezultatin e x zgjedhjeve, fitoren apo jo të y lideri populist, avancimin në pushtet të x ekstremisti, apo ardhjen në pushtet të y komunisti. Në Europë, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, populistët kanë çoroditur peizazhin europian dhe rrezikojnë horizontin europian dhe të sistemit demokratik. Për këtë arsye beteja e liberalizmit, që dukej një luftë e fituar, është një betejë për të cilën ia vlen të luftohet çdo ditë.
Ndonëse i pjesshëm dhe i dobët, qesharak ndonjëherë, populizmi është një rrezik edhe për Shqipërinë, një rrezik që duhet frenuar nëpërmjet traditës sonë liberale. Ndaj sot ia vlen të thërrasim në ndihmë një liberal “sui generis”, që jeta intelektuale dhe politike e fillimit të viteve ‘90 prodhoi: profesor Gramoz Pashkon. “Demokracia nuk mbrohet me populizëm, por me institucione!”, thoshte Gramoz Pashko në një fjalim në Parlamentin shqiptar në vitin 1993.
Le ta fillojmë me rrezikun populist për të kujtuar më pas se një traditë liberale ekziston gjithsesi në Shqipëri. Në agorën shqiptare gëlojnë pa fund diskutime populiste të origjinave dhe natyrave të ndryshme; ekstremizëm nacionalist dhe fetar, ide puniste ose neopuniste të cilat shfaqen kudo, në botën intelektuale dhe akademike, në Parlament, në frymën e administratës aktuale që qeveris vendin dhe në kokën e atyre që kërkojnë të fitojnë pushtetin dhe të qeverisin në një të nesërme Shqipërinë.
Duke qenë pjesë e një fenomeni krejt global, ku zgjedhjet diku janë edhe zgjedhje në shtëpinë tonë, edhe fenomenet kanë një bashkëkohësi të frikshme, nuk duhet neglizhuar aspak ideja që kërcënimi populist në të gjitha format në të cilat shfaqet, është për t’u konsideruar rrezik i mjaftueshëm për infektimin e jetës publike shqiptare. Beteja zhvillohet përditë në media, në ekrane, në auditorë, në aulat politike, në vendimmarrje dhe në forumet e shoqërisë civile.
Me krijimin e institutit, i cili mban emrin e intelektualit, profesorit dhe liberalit të shquar dhe demokratit të pafat, Gramoz Pashko, dëshirojmë me modesti të themi fjalën tonë në mbrojtje të lirive, të reformizmit, të përkatësisë europiane të Shqipërisë, të tolerancës demokratike të liberalizmit politik dhe ekonomik të frymëzuar nga idetë, jeta dhe vepra e profesor Pashkos, kësaj figure të jashtëzakonshme intelektuale të Shqipërisë moderne, i cili u nda në mënyrë aksidentale dhe tragjike nga jeta, më 16 korrik të viti 2006.
Duke falënderuar familjen Pashko dhe sidomos mikeshën tonë, zonjën Mimoza Pashko, e cila bujarisht pranoi të autorizonte emërtimin “Pashko” të këtij instituti, ku bëjnë pjesë pesë programe, si: “Botimet Mapo”, “Botimet UET Press”, “Programi për promovimin e lirisë ekonomike”, “Programi për kërkimin shkencor dhe inovacionin” dhe “Programi për trashëgiminë kulturore”, ne shpresojmë t’i japim strukturën e përshtatshme një iniciative liberale në qytet.
Ne besojmë se do të brendashkruhemi brenda traditës liberale shqiptare, e cila nuk është e pakët.
Ndonëse është minoritare, jo një shumicë dërrmuese, është brilante dhe e domosdoshme për frymëmarrjen demokratike të shoqërisë shqiptare. Tradita e mendimit liberal në Shqipëri, e shtrirë në kohë të ndryshme, ka një fill të pandërprerë të mendimi dhe aksioni liberal në fushat e veprimit ekonomik, politik dhe kulturor.
Me themelimin e Instituti Europian Pashko, si agregim i më shumë se 10 viteve veprimtarie, jofitimprurëse në fushat e lirisë ekonomike, inovacionit, lirisë të shtypit, debatit të ideve, kreativitetit dhe trashëgimisë kulturore, ne shpresojmë që modestisht të fitojmë një vend të merituar dhe dinjitoz në hapësirën publike shqiptare, duke promovuar në nder të profesor Pashkos ato vlera dhe ide që ai ndante, si: aksionin afirmativ, europianizimin e shoqërisë, reformizmin, liberalizmin ekonomik dhe politik.
Duke themeluar Institutin Europian Pashko, ne shpresojmë të jemi aleatë jopartizanë të të gjithë atyre aktorëve, pavarësisht nga përkatësia politike dhe fusha e veprimit, nëse është politikë, media, shoqëri civile, akademizëm apo biznes, pavarësisht nga ngjyra apo prejardhja. Një përkatësi liberale është apriori një aleancë që ne duam të ndërtojmë me aktorët shoqërorë nga pozitat e një organizate jofitimprurëse dhe ndërtimi i bordit të parë të këtij instituti e manifeston këtë frymë.
Punizmi, intoleranca, ekstremizmi, socialdemokracia e vjetër janë kundërshtarët tanë. Liberalizmi, reformizmi dhe europianizmi janë aleatët tanë në këtë luftë të përditshme për t’i bërë ballë një mallkimi të ri madhështor që qarkullon në qytet: populizmit të çdo lloji. Ndaj tij, siç e thotë edhe slogani i IEP, liberales hic et nunc!. Pra; liberalizmi, tani dhe këtu!
*Shkrim me rastin e lançimit të Institutit Europian PASHKO
Mjafton te shofesh surratin e ktij pordhe intelektuale
e rrugen qe e solli kte nga katundi ne qytet e kupton me qart filizofin e liberalizmit te idiotesise shqiptare.
Kan ardhe kohe te veshtira per qytetarine shqiptare .
Katnari flet mbi kapitalizmin ,ne nji kohe kur dijme ,se qe te ekzistoje kapitalizmi duhet te prodhosh nga uzina e fabrika .
Cfar prodhohet ne ate vend ,pervec pordheve te gomarve akademike e sharlatanizimit te shoqerise ?
I VETMI PRODUKT O PORDHA TURULLOSESE E KATNARIT E MALOKUT MEDIAVE
qe ka nji efekt ndotje ambjenti te barabarte me gjithe plehrat sebashku ne teritorin e shqypnise .
OR TAJ !
Instituti Europijan,mundohet te ece me liberazim,dhe keto pun i ben ne kordinim.Tashme Europa po bashkohet edhe de fakto,dhe qdo kercenim kunder Europes do te jete fatal per kercenuesit!Europa ka tashme armet me moderrne qe njeh Njerezimi,si dhe ushtare Elite nga e gjith Bota.Llogaritet qe kta ushtare te jen te gatshem per sulm mbi armikun,ne qdo kohe dhe ne qdo qast.Armet e ketyre ushtareve,qe kann marre profesjonin nga Oficer te larte veprojn ne qdo lloj kohe,Logarite qe Shtete si Irani,Turqia,i,Pakistani,Indija,Kina,te zhduken nga faqjq e dheut,nga kta bashibozuk te pameshirshem,qe kann leshuar vendet e tyre,per te gjetur strehim ne Europen e pasur dhe me nje Natur te mrekullueshme!Europa pra siq thote edhe Kadare,eshte shendoshur nga ardhja e 200 miljon Njerezve,ne njeqind vjetet e fundit!
Nuk ke nje redaktor mo Cili? Paragrafet dhe fjalite te ngaterrohen me nj-tj, e nis nje fill mendimi [“Le ta fillojme…”], e le dhe kthehesh prapa (pra, paragrafi 5 duhet te dale i 4-ti ne radhe…), e nis prape dhe perseri kthehesh (“Ne besojme […] veprimit ekonomik, politik dhe kulturor.”) te pergjithesimet paraqitese pa vlere (ty te duken “globale”, po hajt mo!), si dhe fjali te mangeta gramatikisht brenda pargrafeve… Gjithsesi, urime per Institutin. Pashkos i takon t’i vihet emri, si themelues i universitetit dhe i grupimit tuaj, por… Ka shume por-e per ty dhe vete Pashkon, qe s’ia vlen ketu…